Roberto Mancini flet për eksperiencën në Arabinë Saudite: Gjëra të pavërteta u thanë në media – Telegrafi

0
41

Ish-përzgjedhësi i Italisë ka pretenduar se “gjëra të pavërteta” janë thënë për të në media, kur ai u bë trajner i kombëtares së Arabisë Saudite, por ka pranuar se jo të gjithë do të merrnin vendimin e njëjtë si ai.

Mancini u tërhoq nga pozita e tij si trajner i Italisë në muajin gusht të vitit të kaluar, vetëm disa javë para kualifikimeve për Euro 2024 dhe u emërua si trajner në Lindjen e Mesme pothuajse menjëherë pas largimit nga Italia.

Megjithëse shifrat nuk janë bërë të ditura zyrtarisht, besohet se Mancini ka përfituar një rritje masive të pagës pasi pranoi ofertën e Arabisë Saudite.

Në një intervistë për mediumin italian Libero, Mancini shpjegoi pse Arabia Saudite ka qenë një eksperiencë interesante për të në nivel personal.

“Është gjithçka ndryshe. Është një lloj futbolli në rritje e sipër, duke marrë parasysh lojtarët e fortë që kanë ardhur, por nuk është diçka që do të ndodhë menjëherë”, ka thënë Mancini.

Të duhet pak kohë për të qenë konkurrues. Ne po e nisim nga zeroja, por unë kam gjetur një grup lojtarësh që janë të gatshëm të përmirësohen”, u shpreh ai.

Në fund Mancini dha verdiktin e tij për reagimet e shumta që erdhën pas largimit të tij nga kombëtarja e Italisë.

“E kuptoj reagimin e tfiozëve, të cilët mund të mos jenë pajtuar ose mund të mos e kenë pranuar zgjidhjen time, por ata gjithashtu janë ndikuar nga gjëra të pavërteta që janë shkruar në gazeta”.

“Trajnerët mund të shkarkohen, por gjithashtu mund të vendosin vet që të largohen. Kjo është normale, është e gjitha pjesë e këtij profesioni”, përfundoi 59-vjeçari./Telegrafi/