Pritjet e gjata në Merdarë/ Pala serbe punon vetëm me dy sportele, autoritetet kosovare: Neglizhencë, ka shkuar radha 4 km e gjatë

0
54

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka akuzuar palën serbe në kontrollin kufitar për pritjet e gjata të qytetarëve kosovarë në pikën kufitare në Merdarë.

Pritjet në dalje për në Serbi në Merdarë janë deri në 7 orë dhe kolona 4 kilometra e gjatë, për shkak të neglizhencën e palës serbe në kontrollin kufitar, thuhet në njoftim.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar thotë se pala serbe është duke punuar vetëm me dy zyrtarë policorë, njëri po merret me një korsi të autobusëve, ndërsa tjetri me katër korsi të veturave.

“Nga këto të dhëna besojmë se e kuptoni se si është gjendja dhe ku qëndron pengesa. Ju njoftojmë se në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë jemi duke bërë çmos që të ndikojnë te pala serbe që të rrisin kapacitetet dhe të mundësojnë qarkullim më të shpejtë. Ju falënderojmë për bashkëpunim! Rrugë të mbarë!”, përfundon njoftimi.


Top Channel