Lautaro Martinez qetëson tifozët e Interit: Në kontratë e re kanë mbetur vetëm detajet – Telegrafi

0
40

Lautaro Martinez ka konfirmuar se zgjatja e kontratës së tij me Interin  është në detaje’ e fundit dhe se ai është i lumtur që do të qëndrojë në  këtë klub.

Sulmuesi aktualisht është i lidhur me gjigantët e San Siros deri në qershor të vitit 2026, por negociatat për një marrëveshje të re kanë vazhduar prej muajsh por me disa probleme të vogla.

“Nuk ka shumë kohë përpara se të nënshkruajmë rinovimin, varet nga detajet. Ne jemi duke folur kemi në rrugën e duhur”, ka thënë Lautaro Martinez për Sportitalia.

Kjo kontratë e re do të kurorëzonte një vit të jashtëzakonshme për sulmuesin, i cili festoi Kupën e Botës me Argjentinën, e ndjekur nga Coppa Italia, Supercoppa Italia dhe finalja e Ligës së Kampionëve kundër Manchester City.

“Ka qenë një vit fantastik për mua, e vetmja pjesë e enigmës që mungonte ishte në Stamboll. Jemi rritur shumë si ekip dhe jam i lumtur që po vazhdoj te Interi”, dearkloi ai.

Fitorja e sotme 2-1 ndaj Veronës do të thotë se Interi do të ruajë të paktën një avantazh prej dy pikësh ndaj Juventusit .

“Jemi të fokusuar te vetja, pa ankth. Është e natyrshme që kemi luftuar pak në ndeshjet e fundit kundër Genoas dhe Veronës, të cilët po luftojnë fort për çdo pikë”, ka thënë Lautaro. /Telegrafi/