Moti i keq/ Policia e Shtetit apel drejtuesve të mjeteve: Rrisni vigjilencën dhe tregoni kujdes gjatë lëvizjes

0
29

Për shkak të motit të keq me reshje shiu dhe erë të fortë në disa qarqe të vendit, Policia e Shtetit u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të rrisin vigjilencën dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes.

“Të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të mos drejtojnë automjetin/motomjetin, në efektin e alkoolit.

Të tregojnë kujdes sepse për shkak të erës së fortë mund të ketë rrëzime të pemëve, ndërsa si pasojë e reshjeve të dendura ka prezencë të ujit në disa akse rrugore”– apelon Policia e Shtetit, duke shtuar se në rast nevoje qytetarët janë të lutur të telefonojnë në numrin 112 dhe zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë shtuar prezencën në rrugët urbane dhe interurbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe për t’iu ofruar ndihmë përdoruesve të rrugës në nevojë.


Top Channel