SHPËRNDAJE

Maximilian Allegri insiston se Juventus e ka merituar kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Trajneri i Juventusit ka thënë se futbollistët e tij duhet lavdëruar për paraqitjen ndaj Tottenhamit në Wembley, ku fituan 1:2 dhe arritën kualifikimin.

Ai po ashtu tha se pas dy ndeshjeve, kualifikimi ishte i merituar.

“Lojtarët meritojnë komplimente për atë që kanë bërë në vitet e fundit”, tha Allegri për Mediaset Premium.

“Ishte fitore prestigjioze në një stadium si Wembley. Ne pritem momentin e duhur, treguam durim dhe fituam ndeshjen. Pas dy ndeshjeve, mendoj se kualifikimi ynë është i merituar”.