55 aksidente brenda 24 orëve – policia konfiskon edhe 34 patentë shoferë – Telegrafi

0
44

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë evidentuar gjithsej 55 aksidente në trafikun rrugor.

“Gjatë 24 orëve të kaluara në këtë fushëveprim në nivel vendi janë realizuar 545 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 34 shoferëve iu janë konfiskuar patentë shoferi për shkelje të ndryshme të rregullave në trafik”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me zyrtarët e saj janë duke kryer aktivitete në teren me qëllim që të parandalohen aksidentet rrugore, por edhe janë duke ndërmarr masa ndëshkuese ndaj atyre personave që nuk respektojnë rregullat dhe shenjat në trafik.

“Apelojmë tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuon në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/