SHPËRNDAJE

De Gea është objektivi kryesor i PSG-së për merkaton e verës. Klubi francez nuk i beson Areolas dhe mendon se me spanjollin në portë dhe disa përforcime tjera, mund të luftojnë për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, që është dëshira e zjarrtë e Nasser Al-Khelaifit.
PSG-ja pritet të bëjë shumë ndryshime sezonin e ardhshëm, duke nisur nga porta.

Portieri i Manchester Unitedit, David de Gea, për të cilin interesohet tash e një kohë të gjatë edhe Real Madridi, është objektivi kryesor i Paris Saint Germainit, raporton “Telefoot.

Klubi nga Ligue 1 ka vendosur tashmë për ta larguar nga porta numrin një aktualisht, Alphonse Areola dhe gjatë verës do të tentojë ta rrëmbejë De Gean.

Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois dhe i riu i Milanit, Gianluigi Donnarumma – janë gjithashtu opsione nëse PSG-ja humb betejën me Real Madridin për spanjollin.

PSG u eliminua këtë edicion nga Real Madridi nga Champions League dhe kjo e ka shtyrë Nasser Al-Khelaifi që të bëjë revolucion ku përveç portës, ndryshime pritet të ketë edhe në mbrojtje, mesfush dhe sulm – Neymari mund të largohet, ndërsa Paulo Dybala i Juventusit është një tjetër objektiv që mund të zbarkojë në “Parc des Princes”.