“Unë do ta shpëtoj Amerikën”/ Ish-presidenti Trump flet në përvjetorin e trazirave, zotohet se do të fitojë

0
37

Donald Trump ka vijuar turin e tij për zgjedhjet presidenciale 2024 në shtetin e Iowa, duke u zotuar se do të fitojë “për herë të tretë” ndërsa amerikanët kujtojnë përvjetorin e sulmit vdekjeprurës në ndërtesën e Kapitolit në SHBA nga një turmë mbështetësish të tij.

Trump nuk komentoi ngjarjen, por i quajti të burgosurit nga sulmi si pengje.

Në këtë vend, nuk futesh në burg. Nëse je një person i caktuar, nuk futesh në telashe edhe nëse vret njerëz. Por nëse je me ne, të fusin në burg. Shikoni çfarë ka ndodhur me pengjet e 6 Janarit. Ata janë pengje. Është një gjë e tmerrshme”

Trump lëshoi akuza ndaj Presidentit Joe Biden, rivalit të tij në zgjedhjet e nëntorit.

Sipas tij, Biden ka sjellë vetëm rënie ekonomike dhe ka sjellë kaos në kufijtë e vendit, ndërsa dështoi të ndalojë pushtimin rus të Ukrainës. Përpara mbështetësve Trump paralajmëroi për Luftën e Tretë Botërore nëse Biden rizgjidhet

“Ne kemi një shans për ta bërë këtë vend kaq të madh. Por ky është shansi ynë i fundit. Më shqetëson që ai ka kohë edhe 10 muaj deri në zhvillimin e zgjedhjeve, sepse ai i ka bërë një dëm të tillë këtij vendi. Dhe e dini, çfarë mund të bëjë ai në 10 muaj? Mund të përfundoni në Luftën e Tretë Botërore me këtë personazh”.

Trump që udhëheq sondazhet si i nominuari i preferuar nga Republikanët është akuzuar për nxitje të kryengritjes në 6 janar dhe përballet me akuza të shumta penale mbi të kaluarën e tij. Gjyqësori i dy shteteve kanë marrë një vendim ekstrem për ta bërë të jashtëligjshëm vendosjen e emrit të tij në fletën e votimit, por fjalën e fundit do ta thotë Gjykata Supreme.


Top Channel