SHPËRNDAJE

 

Ajo që ndodhi ca ditë më vonë i përngjanë një përralle të moçme bosnjake. Duke ndjekur gjurmët e një xhindi që shndërrohej në lloj lloj bishash, katër vëllamë vijnë te një pus i thellë dhe s’ dijnë si ta asgjasojnë përbindshin. Xhindi, sa herë që e ndiente veten të rrezikuar, zhdukej në një pus dhe rrugae vetme për ta vrarë ishte që njëri nga vëllamët të zdirgjej poshtë.Ndërkaq, gjatë kohës që ai do të endej nëpër nëntokë,vëllamët tjerë duhej ta prisnin lartë dhe ta nxirnin me ndihmën e një litarë të gjatë. Mjerisht, ata zgjodhën pabesinë dhe, në vend se ta bëni detyrën e tyre,e flakën litarin dheshkuan ta marrin shpërblimin.
Pak a shumë, ashtu u zhduk edhe Saliu.Iku diku dhe s’ u kthye prapa.Sipas fjalëve të zonjës Anjeshka, ai duhej të shkonte në Belgjikë, ku e kishte një mik, por ajo s’ kishte nevojë të jetë e vërtetë.Për të qenë e keqja më e madhe, ai s’mori mund ta njoftonte të lartpërmendurën as mbi vendin ku gjendej, as meçka merrej.Ç’ është e drejta, ai s’ kishte nevojë ta bënte një gjë të tillë. Përderisa e kishte punësuar dhe e kish lënë të kujdesej për sallonin,zonja Anjeshka s’ kishte arsye të përzihej në punët e tij. Ai kurrë s’ e kishte lënë pa rrogë, gjithmonë e kishte trajtuar me mirësjellje dhe detyra e saj ishte t’ iushërbente klientëve të përbashkët.Ajoshkoi, madje,aq larg sa që e mori të bijën me telefon dhe e njoftoi se zoti Sali kishte ikur në pushime dhe, për të mos ndodhur diçka e pakëndshme, do të flent në zyrën e parukerisë.Ku ta dijsh, gjatë kohës që zoti Sali ishte në “pushime”,dikush mundej ta thente derën dhe ta merte edhe djersën e saj.Duke e ruajtur sallonin, zonja Anjeshka donte ta ruante bukën e saj.
Ka mundësi që mungesa e Saliut të mos binte në sy sikur Anjeshka ta dinte se ku gjendej pronari i saj. Por Saliu s’ ishte ndonjë figurë e zymtë letrare. Ai ishte një burrë i njohur dhe numri i atyre që donin të bisedonin me të s’ kishte fund. Nga s’e thirrisnin ate… Nga Suedia, Gjermania, Holanda, Belgjika, Turqia, Austria, Sllovenia… Herë pas here edhe nga Amerika… Më së shumti e kërkonin ca djem nga Sllovenia… Ata i flisnin sllovenisht dhe e pyesnin për diçka, por Anjeshka s’ e njihte mirë atë gjuhë dhe shënonte ato që kuptonte. Disa pyetje të tyre, madje, e konfundonin, por s’ mërzitej për atë punë. Ajo bënte çmos për t’ i shënuar emrat e tyre, duke iu premtuar se ajo – sapo të kthehejgospodin shefi i saj – do t’ia dorëzonte numrat e tyre dhe do ta njoftonte se cilën ditë dhe cilën orë e kishin kërkuar.
Të gjithë donin të dinin se kur prtitej të vinte prapa dhe mos kishte shkuar në Shqipëri? Mjerisht, Sali s’ i kishte thënë gjë.
Mungesa e tij iu ra në sy edhe klientëve danezë, shumica e të cilëve ishin pleq dhe burra të mirë. Çuditërisht, të gjithë ata, me përjashtim të Selvies, zonjës së tij, ishin të gëzuar që kishte ikur diku. Vetëm gospogja Selvia u shqetësua pak, por – pas një bisede që zhvilloi me një shqiptare, u qetësua dhe e porositi Anjeshkën ta hapte e mbyllte sallonin si rëndomtë. Burri i saj gjendej te një miku i tij në Zvicër dhe do të vinte ca ditë më vonë.
Kjo s’ ishte e vërtetë, por Selvia, duke u nisur nga të dhënat që kishte marrë nga zonja Makfire, kishte krijuar përshtypje se burri i saj ishte ”mirë nga shëndeti”. Shumë më keq ishte vetë që duhej të thente dhëmbët medy narkomanëtë cilët nuk ia varnin fare dhe kishin filluar të vidhnin nga shtëpia çdo gjë që kushtonte shumë.
Dhe Saliu vërtet u kthye prapa.Këtë herë dukej mirë, se e përqafoi Anjeshkën me mallë, e pyeti nëse ishte mërzitur dhe e ledhatoi në faqe, por diçkae zbehtë, flegmatike, fshihej prapa sjelljes së tij. Dhjetori ishte i lagët, i zymtë, Evropa shkonte drejt kreshmeve të para dhe ndonëse punëtorët e bashkisë filluan ta zbukuroni qytetin med drita, gospodin shefi dukej i mentuar.
Sa për fillim, ai ia dha Anjeshkës tri ditë të lira.
” Këto i ke – peshqesh – që të rrish e kënaqesh me mbesat e tua,” i tha ai. ” Po deshte, mund të rrish edhe katër ditë, pesë ditë, por sa të jem unë shef i këtij salloni, ti do të punosh vetëm për mua,” i tha.
“ Çinkuje barxo, panu Sali.”
Ai s’ i dëftoi askujt se ku kish qenë, por fytyra e tij dhe dialogjet që zhvillonte me veten pasi e mbyllte sallonin dëshmonin se ishte i shqetësuar. Pas gjërave që kish mësuar nga shokët e tij dhe ikonografisë që kishte parë në disa shoqatat shqiptar, Saliu ishte i sigurtë se Shqipëria po ecte drejt ndryshimeve, por hapat e saj ishin tejet të ngadalshëm. Sa herë që i mbyllte sytë dhe shtrihej në krevatin e vet, përtej syve të tij çfaqej një gurishtë e lartë, e veshur me shkëmbinj, dhe një fshat që pushonte te këmbët e saj.Atij i pëlqente ajo gurishtë, se nga koka e saj mundej t’ i vështronte oborret e shtëpive, hambaret,stogjet e sanës,si dhe qenët që vraponin rreth e rrotull fshatit. N’ ato çaste e ndiente veten si dhelpër, barkthatë e të gatshëm t’ ia këpuste kokën ndonjë pule, por frika nga qenët e pengonte të hynte në fshat.
O Sali baba,i thonte vetes. Të kam thënë se jemi lepuj. Unë – e ti – e të gjithë shqiptarët – duhet ta pranojmë se Lëvizja na ka nxjerrë nga loja dhe vetë është shndërruar në kope të ujqërve. Unë s’ jam fajtor që jehajvan dhe s’ e ke të qartë se komesarët e saj janë mafiozë. Ata s’ kanë kundër t’ ia hanë kokën edhe njëri tjetrit, por plaçka i mbanë bashkë. Ke parë si gjuan tufa e ujqërve? Jo të gjithë donë t’ i kërcejnë lopës mbi shpinë, por për uria për mish të freskët i detyron të sulmojnë në të njejtën kohë. Ashtu si të kanë sulmuar, o Sali Lopa…
Diçka s’ ishte në rregull me shqiptarët… Shqiptarët e kishin humbur trimërinëe vjetër dhe, falë miteve që përhapnin komisarët e Lëvizjes, ata iu shmangeshin konflikteve… Të gjithë popujt lëviznin nga pak. Polakët përgaditeshin… Çekët përgaditeshin… Bullgarët përgaditeshin… Ndërsa shqiptarët rrinin duarkryq dhe ngroheshin nën bythen e Ramiz Aliut…Çlirimi i Kosovës ishte larg… Si ata që donin të iknin, ashtu dhe ata që kishin ikur si ky,i shmangeshin murit që i kishte ndarë tetëdhjetë vjet me radhë… Në të vërtetë, shqiptarët vetë, vullnetarisht, kishin hyrë në xhepat e Lëvizjes dhe më shumë e donin rrogën e Zyrës për Mirëqenie Sociale, se sa Kosovën Hallemadhe.
Edhe pse kishin kaluar shumë vite, ai gjithnjë e kujtonte Usta Dikën. Armeni plak ishte i mençur. Ai fliste rrallë, por sa herë që e hapte gojën, vriste nga dy veta me një të shtënë.Mefjalët e plakut në kokë, ky kishte dalur nëpër Evropë për “të vjedhur” diçka të re, por gjërat që kishte mësuar ishin shumë të mjera. Gjatë kohës që kishte qëndruarnë Hagë, Bruksel, Monmatre, Zyrich e Ljubljanë ky kishte takuar lloj lloj burrash, të mirë e të këqinj, por duhej të ishje gomar, madje pakë më i trashë se gomari, nëse s’ e kuptoje që ato mushkat e Lëvizjes ishin stërvitur keq nga “trenerët”e Ramiz Aliut.Atolopë të rritura nëpër zabele tëKosovës i kishin pushtuar të gjitha shoqatat kulturore dhe mbanin mbledhje, shkruanin vjersha për shokun Adem, i kujtonin dëshmorët e Shtutgartit, por nëse shikoje më larg, shumë shpejt ekuptoje që ata s’bënin tjetër pos tregëti megjakun e dëshmorëve.Dëshmorët e popullit kishin dhënë jetën për çlirimin e popullit të tyre, ndëra këta hanin e pinin duke bërtitur çdo të dytën javë ”Kosovë – republikë”, ”Kosovë – republikë”.
Ajo regjia e tyre ishte shumë e thjeshtë dhe banale.Papandehur e nxirnin një çupurlinë në skenë dhe një sallë e tërë burrash e grash, pleqësh e plakash,si një tufë papagajsh, duhej të kërcenin në këmbë e të çirren si dervishë, hu babà, hu… “Kosovë – republikë”, “Kosovë – republikë”…Thua se republika ishte bozë dhe do të pikonte nga qielli…Ai cirk ishte aq qesharak, aq i padenjë, saqë Saliu– njëherë e përgjithmonë – e kishte kuptuar se ata ishin dhjetëfish, njëqind fish, më hajna se ky.Këte,të paktën, e vriste ndërgjegjia. Ndonëse prezantohej gjithmonë si flokëtor,ky e kishte të qartë se ishte njëqind herëdinak se ata intelektualët e Lëvizjes, të cilët s’ kishin mbaruar më shumë se tetë klasë të Shkollës fillore dhe prezantoheshin si apsolventë me nga dy fakultete, politikanë, doktorë të shkencave dhe shokë të ngushtë të shokut Adem… Shqiptarët, si ata të Kosovës, ashtu dhe të Shqipërisë, falë udhëheqjes gjeniale të shokut Enver kishin mbetur përtej Urës së Qabesë… Mbeta, ore, mbeta… Prore hanin bukë e kripë e barot dhe s’ e dinin tamam se kush ishte më e madhe: Kosova apo Prishtina?
As tjerëts’ po bënin mrekulli… Një pjesë e Murit ishte rrëzuar, gjermanët përgaditeshin për bashkim, por çekët, polakët, rumunët e bullgarët bënin kokrrën e gjumit.S’ kishmëdyshje se polakët ishin atdhetarë…Ai “Solidarnosti” i tyre ishte bombë… Klasa e tyre punëtore ishte e fortë, sepse në ballë të saj qëndronte Kisha Katolike. E njejta gjë thuhej mbi çekët.As çekët s’ rrininduarkryq.Ata mblidheshin javë për javë në Sheshin Jarosllav dhe e pickonin Partinë Komuniste.
Kohët kishin ndryshuar.S’ ishte më ajo 68 – a e mallkuar që t’ ia kishin frikën Ushtrisë së Kuqe. Tani kjo duronte për bukë dhe zoti Gorbaçov, që dukej burrë i arsyeshëm, ua kishte bërë të qartë të gjithëve se Bashkimi Sovjetik kishtefalimentuar dhe secila nga ish republikat e tij duhej të kujdesej për veten. Se sa ishin të vërteta ato që shkruanin gazetat e Evropës Perendimore, s’ mundej ta dinte Saliu, por e dinte se shumica e popujve që kishin qenë pjesë të Bllokut Lindor kishin ngecur në vend. As bënin para, as bënin prapa.Falë problemeve ekonomike të Bashkimit Sovjetik, Armata e Kuqe s’ ishte e prirur të ndërhynte në punët e brendshme të popujve tjerë dhe shumë shpejt duhej të shndërrohej në Ushtri Ruse.
Nëse Saliu e kishte gënjyer veten se ishte afarist dhe, me ndihmën e familjarëve Selvies,kishte nxjerrëca “kosovarë” n’ Evropë, këtë herë ai e kishte të qartë se komisarët e Lëvizjes ishin nja njëqind herë më të shkathët se ai.Ai, ç’ është e drejta,kishte qenë shumë prapa, sepse shokët komisarët, ndryshe nga populli,hynin e dilnin ngaShqipëria sinë shtëpinë e tyre…
Ashtu iknin muajt…Njëri duke u ringjallur, tjetri duke duke vdekur. Më në fund,republikat e Baltikut, që kishin qenë tetëdhjetë e ca vite në morgun e Perandorisë Ruse,u pavarsuan. Gjermania Federale dhe ajo Lindore u bashkuan. Çekosllovakiau nda. Tani një pjesë e saj quhej Çeki, tjetra Sllovaki. E njejta gjë do të ndodhte me republikat që e përbënin Federatën jugosllave.
Vetëm Shqipëria që s’ dëgjohej e gjallë. Lajmet që sillnin ca të arratisur ishin rrëqethëse.Shtetasit e Ramiz Aliut duronin për bukë.Ata s’ kishin sapun të laheshin, s’ kishin letra ta fshinin bythën dhe gjellërat që hanin në salon i gatuanin nëpër banjo. Aty shurronin, aty e zbraznin barkun, aty zienin patate.Ajo ushtria e famshme shqiptare, që pak vite më herët i kërcnohej Evropës se do ta shlironte nga imperializmi anglo – amerikan, tani ishte shndërruar në lypëse. Njerëzit çoheshin në mesnatë për ta zënë radhën e për ta blerë një shishe qumësht. Mjerisht, shumica iknin te shtëpia duarzbrazët se kur iu vinte radha, si buka, ashtu dhe qumështi, kishin mbaruar. S’ kishte zgjidhje tjetër, pos të iknin…
Një fjalë e urtë popullore thotë: dora lanë dorën.
Deri dje, tifozët e Ramiz Aliut s’ kishin lënë çast pa e sharë e pa e shkërdhyer Evropën Imperialiste.Tani, krejt papandehur dhe në kundërshtim me ato që kishin thënë,e kuptuan qëajo ishte vrima e vetme ku mund ta fusnin kokën para mllefit të njerëzve që kishin rrahur, dënuar, torturuar dhe mbajtur nëpër burgje.Paçka se kufiri ishte i mbyllur dhe asnjë shtet s’ ishte i gatshëm t’ i pranonte ata që me dekada e kishin share.Pa marrë parasysh se ata kishin dollarë.Pa marrë parasysh se ata kishin qafore të florinjta.Pa marrë parasysh se kishin libra të rrallë të Bibliotekës Kombëtare. Pa marrë parasysh se kishin antika të vjedhura nga Muzeu Kombëtar. Atyre iu mungonte vegza. Duhej një dikush që t’ i përvidhte n’ Evropë.
Pikërisht n’ ato çaste atyre iu kujtuan “kosovarët”. Evropa s’ ishte kontinent i vogël. Atje jetonin italianë, gjermanë, francezë, danezë, spanjollë, po dhe shokët kosovarë. Pikërisht ata që ngordhnin për këngë labërishte dhe shokun Enver. Falë punës që kishte bërë Partia e Punës, Shqipëria kishte më shumë këngëtarë të Partisë se sa Rumania evgjitë.Në radhët e asaj armate të dalë nga Shkolla e Partisë kishte poetë, shkrimtarë,gazetarë, prokurorë, hetues e kriminelë, por dhe më shumë këngëtarëqë me vite i kishin kënduar Partisë. Partia e Punës kishte bilbilat e saj, Lëvizja kishte shoqatat. Partia kishte meritat, arifat, dylberet e gaqot e saj, Lëvizja kishtelokalet dhe tifozët. Këta të fundit ishin të tmerrshëm. Atë çast që dëgjonin se Enver Hoxha e mori shpatën, ata luanin menç. Pa marrë parasysh seç thonte një reakcionar demokrat si Ramadan Rexhepi, vëllezërit komisarë ishinstërvitur mirë në Shkollën e Plaçkës dhe, n’ emër të solidaritetit ndërkombëtar, kishin bërë shumë për përvehtësimin e shoqatave shqiptare. Ata, me ndihmën e sherbëtorëve të tyre, e milnin diasporën dyfish: një anë kërkonin ndihma nga organet shtetërore, n’ anën tjetër e ripnin popullin me disko, pije alkoholike, mbrëmje gazmore, dasma private dhe fonde të tre – katër përqindshit.
Partia e shokut Enver ishte ngushtë. Të nxitura nga imperialistët anglo-amerikanë, forcat reakcionare bënin çmos që ta rrënonin punën e saj dhe ajo që duhej ta kthente Partinë në vend ishte – Lëvizja.Si njëra, ashtu dhe tjetra, kishin nevojë për marka, ndërsa populli kishte nevojë për argëtim, eufori dhe këngë patriotike.
Shpesh herë, për të mbledhur sa më shumë marka, lokalet e shoqatave shërbenin edhe si klinika masazhi.Atje punonin motrat e bukura shqiptare dhe e mbanin shpirtin vetëm me “pizza” coca cola. Ato ishin vajza të disciplinuara dhe me ndihmën e tyre, shokët komisarë mblidhnin lekë që ta nxirnin popullin në Greqi, Itali, Gjermani dhe shtetet skandinave.Ata kreshnikë të races shqiptare e shanin gjithë ditën e lume regjimin jugosllav, por s’ kishin kundër të bashkëpunonin me mafiozët serbë.Shumica ishin të martuar, kishin fëmij, por nëse e donte nevoja, ndaheshin edhe nga gratë e tyre ligjore që të martoheshin me ato zoçkat dibrane, që kishin kulturë e talent, por s’ kishin letra për të qëndruar në Zvicër apo Gjermani.
Kështunxori brirët ajo hallakama e shumëpritur shqiptare. Do të duhej edhe një copë e mirë kohe që ajo të shndërrohej në një rrëmujë mbarëkombëtare, por askujt s’ i shpëtuan çastet kur ajo, pak nga pak, u bë pjesë e të përditshmes shqiptare. Një krushqi e madhe filloi midis kuadrove të Lëvizjes dhe kuadrove të Partisë.Komisarët, në shenjë solidariteti, martoheshin formalisht me gratë e funkcionarëve të lartë shqiptarë, fotografoheshin me fëmijët e tyre, nxirnin çertifikata dhe, pasi i nxirnin në Zvicër, Gjermani apo Danimarkë, ndaheshin prej tyre, edhe ate, gjoja për shkaqe ideologjike. Me të dalë në Perëndim, besnikët e Nexhmie Hoxhës, Mu Asllanit e Ramiz Alisë, edhe ate, pa marrë fare strehim politik,ribashkoheshin me gratë e tyre të para.
Kështu, përafërsisht, u importua polpotizmi shqiptar në Zvicër, Gjermani dhe shtetet skandinave.Kështu depërtuan çirrmat dhe grushtat e maoistëve shqiptarë në rrugët e Bernit, Strasburgut, Oslos, Malmes dhe Kopenhagës. Kështu u zaptuan shoqatat kulturore shqiptare që – para organeve demokratike – figuronin si ”shoqata kulturore” por de facto ishin çerdhe ilegaletë Lëvizjes që eksploatonte motrat e saj shqiptare dhe e ndiqte popullin e saj më keq se Udba.Një pjesë të ditëskëngëtaret e Shqipërisë e shkonin si pastruese të shoqatave, ndërsa në mbrëmje punonin si këngëtare, valltare dhekamariere.Kështu përgaditeshin kuadrot e Lëvizjes për “luftën nacional – çlirimtare”gjatë kohës që soldateska serbe i dërrmonte vëllezërit e tyre nëpër Kosovë.Pinin a s’ pinin ata wisky me cola gjatë kohës që Mafia Serbe ua niste nga dymbëdhjetë autobusa me shqiptarë në ditë?

23.

Bënte ftohtë përjashta, por trotuari përballë parukerisë së Sali Babës ishte i zhveshur nga nga bora e akulli.Më në fund iku Ujti i Bekuar dhe rrugët u shliruan nga bredhat e lartë, të veshur me drita,tregtarët latinoamerikanë i mblodhën shallat, trikot e xhinglaminglat e tyre, dhe danezët e ngratë, të neveritur nga mishrat, djathëra e pijet e shumta alkoholike,iu kthyen jetës së përditshme.Falë asaj paqe të bekuar,edhe Saliu mundej të strukej në sallonin e tij dhe të shlodhej nga puna e përditshme. Zanati që kish marrë nga usta Dika ishte i mirë, por kishte një të keqe: ia brente gjymtyrët e trupit happas hapi.
Ai nuk ishte mirë. Pikërisht atë natë, që ishte nata e trembdhjetë e muajit janar, Saliun e kishte mbërthyer një gjendje që as e quaje pikëllim, as e quaje zhgënjim, as e quaje dëshpërim. As vetë s’ ia dinte emrin, edhe pse i ndiente dhëmbët e saj në trup.Dikur, kur plagët e Kosovës ishin të freskta, ai e lente punën, e lente gruan, i lente fëmijët, dhe shkonte në Gjermani, Zvicër apo Belgjikë për t’ i ngushlluar familjarët e shqiptarëve të vrarë apo dënuar me burg.Tani, passhpifjeve, akuzave dhe poshtrimeve që kishtemarrë nga komisarët e Lëvizjes,ai neveritej nga çdo gjë shqiptare.Sido që përpiqej ta zbërthente urrejtjen e tyre,ishte i detyruar të dorëzohej.Ata e akuzonin për ca pislluqe qëSaliu kurrë s’ i kishte bërë.Ky njëmend kishte nxjerrë ca marka nga shpërngulja e shqiptarëve, por ato ishin kakërdhia në krahasim me plaçkën e tyre.Ky ishte viti i tretë që ata, me ndihmën e mafiozëve serbë, e zbraznin Kosovën.Nga shtatë a tetë autobusa të mbushur me ikanakë kalonin përskaj sallonit të tij dhe shkonin për në Suedi apo Norvegji.Ai kishte dëgjuar edhe për ca shpërngulje tjera, shpërngulje biblike, por këto ishin të vërteta, mizore.Këto zhvilloheshin para syve të tij.Nuk ishte parë kurrë që një shqiptar, edhe ate i martuar, të martonte gruan e vet me një tjetër, vetëm e vetëm për të nxjerrë ca marka. Nuk ishte dëgjuar që një shqiptar, edhe ate me mustaqe, t’ ia çonte vajzën e vet një danezi, suedezi apo norvegjezi në krevat, vetëm e vetëm për t’ a fituar një letër që e bënte azilant politik. Vëllezërit e tij deri dje i kishin quajtur kurvaçeket, polaket e rumunet, ndërsa tani i shisnin motrat e tyre dhe s’ iu vinte aspak turp nga vetvetja.
Shi në atoçastee kërkoi dikush në telefon.
Kush dreqin ishteai që donte të kuvendonte me të?Ai s’ ishte i prirur të bisedonte për ato që ndodhnin në Kosovë dhe, më së paku, për ato që ndodhnin jasht saj.Shyqyr Zotit, ky ishte Hakiu, vëllau i tij.
” Hë, bac, si shkoi puna?” e pyeti ky. Tre vëllezërit e tij, Hakiu, Vehbiu dhe Shefkiu, kishin hyrë me leje në Tiranë dhe përpiqeshin t’ i hapnin nja dybiznese. Një parukeri për gra dhe , eventualisht, një furrë buke.
” Për besë, më mirë seç e kemi pritur,” i tha Hakiu. ” Atë sallonin, që e kishte një vlonjat, e mori Shefkiu. Më lirë se falë.Me furrat ndryshon puna.Ato janë të shtrenjta. Populli do bukë, do byrekë me mish dhe, pa furrëxhinj, s’ ka të gjallë.Ti qysh ke qenë?”
Kye priti me një pshertimë.
” Sot jam bërllog.Kam ca therrje në shpinë,gjunjtë m’ u kanë prerë,trupin e kam plagë.Gjithë pasditën kam qenë në krevat. E përcolla atë polaken që punon me mua, e mbylla sallonin, dhe po pushoj. S’ jam në gjendje ta ziej as një çaj, se lere më të shkoj te shtëpia. Ça ka të re andej?”
” Hallakamë e madhe,” tha Hakiu. ”S’ po dihet sapo shkon kilja e djathit. Një ditë delshoku Ramiz dhe premton reforma, ditën tjetër dalin ata të rinjtë dhe kërkojnë të drejta njerëzore, zgjedhje demokratike, sistem shumëpartiak… Edhe ate, krejtashiqare… Megjithate, unë do thoshja se Tirana ka rregull,ndërsa Durrësi është berbat.Po flitet për një shpërngulje të madhe.Po ikin njerzit me gomone, peshkaregje, me çka po munden, dhe kjo i ka ndërlikuar punët. Shkon ta nxjerrësh një leje, shefi ka dalë me pi kafe ose ka marrë malet për në Greqi… Disa po e fajsojnë Ramiz Aliun, disa Kishën Katolike, disa Kishën Ortodokse, por asnjëri s’ pajtohet me shokun e tij.”
” Ani qysh do t’ ialidhni kokën asaj punës?” e pyeti ky. Për pa e cekur se për ç’ pune ishte fjala.
” Ajo është në rregull,” tha Hakiu.” Objekti për të cilin bëhet fjalë gjendet në rrugën “Qemal Stafa” dhe ka oborr të madh. Paratë i kam dhënë, vërtetimine kammarrë dhe njeriu që po më ndihmon me lejen e ndërtimit është nga fshati Bicaj. Punon në Hipotekë. Po kam shpresa të fillojmë në mars, por market po na ikin.”
” Për ate mos u mërzitni shumë,” tha Saliu. “Po skela keni gjetur?Material ndërtimor?”
” Edhe po, edhe jo,” tha tjetri. “ Poballafaqohemi menjë gjendje kaotike, Sali. Shyqyr Zotit, këta ishin si fëmijët, se pa ndihmën e tyre s’ e gjenim as derën e shtëpisë, jo më troje, projektues apo inxhinjerë ndërtimi… Nga sa po shoh,vetë Ramizipo bën çmos që ta ruaj popullin nga lufta qytetare… Një Zot e di ça do të dalë.Shyqyr Zotit, ai miku nga Bicajt është deli burrë.”
” Ani ça po thotë,” pyeti Saliu. ” Kuka vezë më shumë?”
” Ai po thotë – në Durrës.Unë jam shumë i prirur t’ i besoj, se ka punuar me një farë Ligor Çiflikun e Mu Asllanin, që gjithnjë kanë influence të madhe. Mos harro se sot, me pesëmijë dollarë në dorë, nuk blen truall as për një kotec pulash, jo më truall për shtëpi dykatëshe.Ndërkaq, ai miku është i gatshëm të na gjejë me dhjetra troje në rrethinat e Durrësit dhe Kavajës. Ti duhet të vijsh një sahat e më parë që ta shohësh se për çka bëhet fjalë. Kaq sa i përket kësaj…”Pastaj ai ndërroi temë.”Po lajmet i dëgjove?”
Jo, s’ i kishte dëgjuar.
” Po pse duhej t’ i dëgjoja?” pyeti Saliu.
” Se po flitet për një demonstratë që gjoja qenka zhvilluar në Shkodër dhe demonstrantët e paskan rrëzuar bustin e Stalinit. Paskan thirur ”Liri – Demokraci”, ”Enver – Hitler”,”Poshtë dhuna”,”Rroftë Amerika”, etjera, etjera. S’ di njeriu çka të mendojë. Po përderisa s’ paske dëgjuar,duhet të jetë rrenë.”
” Ashtu mendoj edhe unë,” tha Saliu. “ Përndryshe, deri tani do më thërrisnin me dhjetra shokë e do kërkonin myzhde.”

24.

Të gjitha tjerat, që sot dëftohen në popull, janë thashetheme dhe, sikur t’ i shtronim me rradhë, rrëfimi mbi Lezetqendrën e Sali Babës do dilte më i gjatë se vedat hinduse sëbashku. E ato s’ janë pak…Midis gjenialiteteve që sot dëftohen nëpër oda shquan edhe nisjativa e tij t’ i blente nja katër xhipa amerikanë dhe t’ ua dërgonte atyre studentëve që vishnin pardesy të bardhë dhe e quanin veten demokratë.Kuptohet,jo si ryshfet për trojet e premtuararreth e përqark Durrësit, Kavajës e Lushnjës, por si ndihmë vëllazërore që dhe ata, njësoj konkurentët socialistë, të ngjiteshin nëpër fshatra e largta dhe të propagonin për partinë e tyre.
Përndryshe, Shqipëria ishte në hall.Çdo ditë përjetonte trazira, revolta e tragjedi të ndryshme.Shqiptarët s’ kishin rrugëdalje tjetër pos t’ i shqyenin kufijt e brendshëm dhe të futeshin nëpër ambasada. Janë thënë edhe disa fjalë për rolin e tij gjatë periudhës kur shqiptarët filluan të hyjnë nëpër ambasada dhe të kërkojnë strehim politikë,por përderisa asnjë gazetar s’ e ka prekur me laps, edhe ajo kryevepër hedhur në shportë. Më e mira që mund të bëjmë është të kthehemi atje ku ishim.
Saliu kish qenë i gabuar. Njëmend mepak vonesë, por disa nga gazetat daneze ekonfirmuan se po atë natë që Hakiu e kishte marrë në telefon, në qytetin e Shkodrës ishte zhvilluar një demonstratë spontane para bustit të Stalinit, me ç’ rast disa“vagabondë” e“rrugaçë”,“pianecë” e “të sëmurë psikikë” kishin provuar me ndihmën e litarëve, ganxhave e lëndëve eksplozive ta zhgulnin bustin e atij qenit rus që kishte vrarë me mijëra të pafajshëm.
Para se ta mblidhnin popullin në qendër dhe ta kryeninatë vepër armiqësore, ata kishin shprishur fletushka me propagandëarmiqësore nëpër qytet, kishin grisur veprat e Enver Hoxhës dhe kishin hedhur dinamit përpara Komitetittë Partisë. Ç’ është e drejta, organet ishin në dijeni për ato plane dhe kishin filluar me arrestimin e njerëzve para se të fillonte demonstrata. Shtypi danez thonte se policia kishte arrestuar pesëdhjetë e sa veta, dhjetë prej tyre i kishte nisur drejt e në Burgun e Tiranës.
Ngjarja e lartpërmendur e tronditi pak.Merre me mend!Zotrote gjendesh në shtëpinë tënde duke lexuar diçka, duke ngrënë darkë apo duke fjetur kur – papandehur – lëkunden llambat, rrotullohet shtëpia, kërcasin muret dhe një godinë e tërë, me gurë e me llaç e me cerga e me qeramidhe, shembet mbi trupin tënd mu në çastet kur je duke parë ndonjë ëndërr të bukur.
Ashtu e tronditën demonstratat e Shkodrës.Aisikur kish qenë i sëmurë me vite dhe kishte përjetuar diçka që njëkohësisht ishte jetë dhe vdekje, vapë dhe acar, dritë dhe errësirë dhe – papandehur ishte katandisur në kllapi shekullore. Ai sikur kishte pirë një drogë tëparegjistruar në listën e mjekëve, dhe – befas – dikush e kishte qëlluar në kokë e ia kishte marrë vetëdijen. Ajo goditje e kishte flakur në një gropë të thellë dhe të gjitha gjymtyrat ia kishte shndërruar në allçi. N’ ato çaste Saliu kishte qenë gjallë, kishte shkurtuar flokë, kishte folur me klientë, kishte folur me veten, por pa e ditur se ç’ kishte thënë e ç’ kishte menduar. Tani që lëkundja kishte marrë fund dhe ai, gjithnjë i shastisur, po i shfletonte ngjarjet që kishin ndodhur pas Vrasjes së Shtutgartit, Saliu konstatoi se djersa që kishte derdhur, debatet që kishte zhvilluar dhe urrejtja që kishte ndjerë, të gjitha kishin qenë të panevojshme. Shumë më mirë do bënte sikur të mos i thente dhëmbët me ata komisarët e Lëvizjes dhe ta ndiqte rrugën që ia kishte mësuar usta Dika. Si zanatli që ishte, ai s’ duhej të ngatërrohej me politikë.Jodhe aq demonstrata e Shkodrës, por lajmet që merte ditë për ditë nga Hakiu,ia hoqën si me dorë plogështinë që kishte ndjerë kohëve të fundit.
Tani ai çoi dorë nga politika. Nebiu, që prore ishte në Prishtinë dhe kishte botëkuptimetjera,e njoftonte se Kosova po ecte më të djathtë. Megjithate, kjo s’ duhej ta pengonte Salën të rrinte më të majtë. Aty e tutje, deri sa t’ i shiste dy sallonet që kishte në Kopenhagë e Odense, ai do të shtirej se ishte me të gjithë marksistët e botës, veçanërisht me komisarët e Lëvizjes, por sallonin s’ duhej ta lëshonte asnjë ditë.
Kështu ndodhi që salloni u bë kështjella e tij. Nëse s’ e thërriste e shoqja, Selvia, që ishte në hall me ata pushtat, djemt e tij, ate e thërrisnin miqët e Hysen Xhelës, shokët e Emil Kastriotit, tre vëllezërit e tij, si dhe shumë shqiptarënga Zvicra që donin të investonin në projektet e Shqipërisë së Ardhëshme e Demokratike.S’ donin ata të dinin se ç’ bankë ishte ajo banka e SaliBabës. Ajo më qenësorja ishte që Saliu t’ i vente në lëvizje paratë e tyre. Ai mundej të blente hallka, bylyzykë, troje të hipotekuara, antika, drogë, çka t’ ia donte qejfi, por paratë duhej të shtoheshin.
” O vëllezërit e mi”, iu thonte Sala. ”Janë ca punë që i drejton vetëm i Madhi Zot. Me dashtë Zoti, Ramiz Alia s’ e pret fundin e këtij viti dhe shkon në Kongo Kinçasa, se Kabilën e ka patur shok. Po janë dhe ca punë tjera që i drejton vetëm Dreqi i Mallkuar. Me dashtë Dreqi, Ramizin e zëvendsojnë do shokë të tij, të cilët, për pak paree shesin jo vetëm Durrësin, po dhe krejt Shqipërinë… E këta janë më të poshtër se ne. Ku dua të dal? Atje ku isha, pra. Njeriu i mençur mbahet edhe me Zotin, edhe me Dreqin.Me dashtë Zoti, ne mund ta shndërrojmë Shqipërinë në një çiflig mesjetar dhe t’ i sigurojmë ekonomikisht edhe nipërit e nipërve tonë.Fundja, Shqipëria s’është aq madhe, sa të na dalë të gjithëve…Por ne s’ do të kënaqemi vetëm me Shqipërinë… Sa të prishet Jugosllavia, me paratë e fituara në Shqipëri, e blejmë edhe Kosovën deri në Nish… E blejmë edhe gjysmën e Maqedonisë… Dhe me ndihmën e Zotit, e blejmë edhe Çamërinë deri në Prevezë…
Tani ai s’ largohej nga salloni. Qethte,rruante dhe i parfumoste klientët e tij menjë ritëm të shpejtuar. Bënte vaki ta thërriste edhe ndonjë teveqel që s’ ishte marrë metregti, por Saliue priste me fjalë të ëmbla. Askend s’ e lente pa informata sepse vëllezërit e tij ishin në Tiranë dhe trojet që kishin siguruar ishin qind për qind të sigurta. Askush, asnjë shqiptar, s’ guxonte të dyshonte në fjalën e tij. Përderisa kishin kishin në dorë nënshkrimin e tij,ata më parë mund ta quanin veten të vdekur, se të humbur. Për çdo qindshe që kishin dërguar në konton e firmës së tij kishin dhjetë përqind më shumë dhe mund të pendoheshin cilëndo ditë që donin.

25.

Ditët iknin njëra pas tjetrës, por ato s’ e kapnin dot hapin e Sali Këmbëshpejtit. Saliu ishte gjeni. Saliu ishte largpamës. Saliu ishte diplomat. Saliu ishte me të Madhin Zot dhe s’ kishte nevojë për helikopter, kur mundejtë fluturonte me mend. Para së gjithash,Saliu ishte nacionalist dhe s’ ua shikonte dhëmbët shqiptarëve të tij. Ata i kishte vëllezër dhe duhej t’i ndihmonte pa dallim, si të majtët, ashtu dhe të djathtët. Duke qenë se ato ditë doli nga burgu edhe një patriot i shquar,Saliu shpejt e shpejt e hartoi një apel dhe i thirri shqiptarët të mblidhnin marka për ndërtimin e një shtëpie. Ai hero, që s’ ishte përgjunjur para qafirave serbë, meritonte një shtëpi të madhe, trikatëshe, që t’ ua vriste sytë dushmanëve të kombit.
Përndryshe, të gjithë ata që kursenin nga pesë mijë dollarë në konton e firmës “Sali Baba’s Constructions” e kishin nga një truall të sigurt dhe mundeshin t’ ia çfaqnin dëshirat e tyre për shtëpi, pasi që ai kishte vendosur të merrej edhe me ndërtime. Përderisa ishte gjallë ai, askush s’ do ta ndiente veten të zhgënjyer.
Por ai që premton shumë, s’ ka kohë për gjumë. Pas bisedave që kishte zhvilluar me vëllezërit e tij, si dheinformatave që kishte marrë prej tyre,regjimit përjetonte muajt e fundit dhe shumë shpejt, mbase më shpejt seç mendonte shoku Ramiz, Shqipëria do përjetonte zgjedhje të lira, toka do të privatizohej dhe kufijt e saj do të hapeshin edhe për investues tjerë .Mu për këtë arsye, monologjet që Sala zhvillonte me veten bëheshin gjithnjë e më të gjatë.Më në fund, kishte ardhur koha e një kumti tjetër. Përderisa kontoja që kishte hapur në ”Danske Bank” po rritej si orteku, dhe vëllezërit e tij kishin siguruar goxha do troje, dhe ai kishte regjistruar një firmë ndërtimi, Sali Baba nuk guxonte të jetë një askush. As ai, as familja e tij. Përkundrazi, prejardhja e tij duhej mbështjellë me një fasho të ndritshme mëndafshi dhe detyra e saj ishte ta arsyetonte ngjitjen e tij në piramidën e biznesit.
Askush, me përjashtim të atij vetë, nuk mundej të dinte se me cilin burrë apo cilën grua kuvendonte, por herë pas here, kur e merte ndonjë njeri në telefon, ai, pa e pyetur njeri, ia thonte përmenç ato që e hanin përbrenda. Ai ishte i brengosur. O, pasha Zotin, ishte seriozisht i brengosur. Jo dhe aq për shëndetin e tij, sa për misionin që i Madhi Zot ia kishte vënë mbi supe.Që të parët e tij kishin qenë burra të shquar, ate e kishte marrë me mend, por problemi ishte se nga kishin zbritur ata burra dhe cili prej tyre kishte filluar të merrej me ndërtime? Me sa duket, edhe ata ishin gollobërdas, se njeri prej të parëve të tij kishte qenë hyzmeqar i Fazli PashëQypriliut dhe ai e kishte dërguar në Kosovë për të ndërtuar ura.
Ai kurrë s’kishte mentuar se do vinte një kohë kur do të shtrihej dhe do të gdhihej me të njejtën ëndërr. Dhe s’ kishte faj,se kurrë s’ kishte qenë në Shqipëri dhe pasuria më e madhe që kish patur ishte ajo ara të cilën plaku i tij e kishte shitur për të dalënë shehër.
Tani që e kishte lënë të shkuarën,Saliu, sa herë që fliste mevëllezërit e tij, donte të mësonte sa më shumë mbi qarkun e Durrësit, mbi fshatrat që gjendeshin rreth e përqark dhe mbi klimën e atij qyteti bregdetar.Kish vite që ai dhe Selvia jetonin anës detit,por ai kurrë s’ e kishte ndjerë veten si te ”shpia”.Bregdeti ishte atje ku jetonin vellëzërit e tijdhe ku ai – nesër, pasnesër – do të ndërtontepallate tetëkatëshe. Përderisa djemt e tij prore shkonin në shkollë dhe moti ishte i ftohtë, Saliu s’kishte asnjë arsye t’ i mblidhte plaçkat e të shkonte në Shqipëri, por me të ardhur qershori ,ai do të turrej drejt saj. Ai e dinte se vëllezërit e tij ishin burra të mirë e të arsyeshëm, por ishin tepër të ngathët për tregti. Duhej ky, Saliu, të shkonte dhe ta nxirte varkën nga deti.
Me këto plane ndër mend, ai i shiti dy sallonet tjerë dhe mezi priste të vinte qershori. Ai s’ e kishte ndër mend t’ i njoftonte djemt se sa do të qëndronin në pushime, por e luti Hakiun t’ ia gjente një shtëpi ku mund të qëndronin sa të donin.
Më në fund, koha ishte t’ i bashkangjitej Selvies.Duke qenë se Shqipëria ishte gjithënjë në mjegull, ai, pasi e konsultoi dhe avokatin e tij, ia la sallonin zonjës Edelman. Anjeshka e kishte dëshmuar si me sjellje, ashtu dhe me punë, se ishte një zonjë korrekte dhe përderisa ishte e gatshme t’ ia paguante një qira të arsyeshme dhe t’ ia depozitonte të hollat në konto, s’ kishte pse të mentohej.
Kjo ishte vera e parë që ai, pas një periudhe të gjatë kohore,do të krijonte një ekip të përbashkët dhe do ta merte barrën kryesore të punës. Shtëpia që Hakiu ia kishte marrë me qira gjendej në Golem, një fshat i vogël bregdetar, ku Partia kishte deportuar ”fundamentalistat” kosovarë.

26.

Ai s’ kishte shumë shkaqe për ta pëlqyer Tiranën. Të ikësh nga një qytet i moçëm danez, me rrugica të shtruara me kalldërma, dyqane të mbushur me djathëra, pije alkoholike e peshk të thatë, me dy tre pallate mesjetare, dy kisha katedrale të rrethuara me kopshtije të mirëmbajtur e me lloj lloj përmendoresh, skulpturash e shatërvanësh që ishin gazmend për syrin, dhe të vijsh në një qytezë ballkanike, ku rrugët ishin gropa – gropa dhe arat ishin të mbjella me ca bunkere të rrumbullakët e të nxirë nga koha, ku njerëzit laheshin në djersë por s’ kishin ku ta blenin një gotë uji, ishte një pamje që do t’ ia kallte datën çdo njeriu tjetër pos Sali Babës.
Por ate s’ e preku shumë mjerimi shqiptar. Ndonëse kjo ishte hera e parë që zbarkonte në Rinas, një aeroport i vogël sa koteci i pulave, Saliu e porositi Selvien të mos shqetësohej fare. Sa t’ i mernin valixhet e të dilnin përjashta, gjithëçka do bëhej mirë; përjashta i prisnin vëllezërit e tij dhe ai do flente te Hakiu në Tiranë, ndërsa Selvia do shkonte në Golem. Ajo njëmend ishte e lodhur nga rruga por, që nga dita e nesërme, do hante e do të pinte mekunatat e saj, të cilat i kishte pikë të dobët. E sa për djemt, ata do kënaqeshin duke u larë e duke notuar në detë.
Ishte një pasdite e ngrohtë qershori kur ata, burrë e grua dhe një tufë fëmijësh, të ngarkuar me çanta e valixhe, dolën nga perdhesja e Rinasit dhe u përqafuan me Hakiun. Pa marrë parasysh seç thuhej në Perëndim, si Hakiu, ashtu dhe Shefkiu, dukeshin mirë. Ata ishin thekur në diell, flisnin si durrsakë dhe, gjykuar nga sjellja e policëve, kishin zënë një rreth të mirë shokësh. Se nga kishin ardhur gjithë ata kosovarë në Shqipëri, nuk e dinte njeri, por pak para se të ndaheshin, ata hëngrën nga një akullore të “bllacës” dhe e njoftuan Selvien se shtëpia ku do të banonte nuk ishte e bukur si ato vilat daneze. Një stëpi e madhe, e ndërtuar në kohën e Zogut, që gjendej pranë detit, përballë një bunkeri, ku mund të blente bukë, qofte e shalqinj, por jo dhe artikuj tjerë.
“ Tani na falni, se ikëm,” tha Shefkiu dhe, pasi e mbushi makinën me ” danezë”, u turr në drejtim të Durrësit. Hakiu e zuri të vëllanë për krahu dhe i tha se ata do të shkonin në Tiranë.
” Me fjalë tjera, këta s’ paskan ditur mbi shembjen e Murit të Berlinit,” tha Saliu.
“ Dhe s’ kanë faj të ngratët, se Ramizi i kish mbajtur në izolim total,” ia ktheu Hakiu buzagaz.” Pa asnjë mundësi ta lexojnë shtypin e huaj, të dëgjojnë radio apo ta shikojnë Radiotelevizionin Italian. Mos i shiko këta të rinjtë që, herë pas here, po përmenden në shtyp. Të gjithë këta janë djem të Partisë, që kanë studjuar në Tiranë, Moskë e Viet Nam. Këta kanë diplomuar në degët e tyre, kanë dëgjuar radio dhe, si djem të urtë që janë, po presin me padurim që Ramizi t’ u japë leje të krijojnë partitë e tyre.Si mos qofsha gabim, ato s’ do jenë parti të popullit por parti të Partisë…”
“ Çudi, pra, Shefkiu, ka mendim të kundërt,” tha Saliu. “ Sipas tij, këta e ngritën Kavajën në këmbë. Apo e kam gabim?”
Hakiu i mblodhi buzët në shenjë mospajtimi.
“ Shefkiu e ka gabim,” tha ai. “ Ata që dolën në Demonstratat e Kavajës ishin atdhetarë të vërtetë dhe Ramizi, pikërisht për atë arsye, dha urdhër që të rrihen, të turturohen dhe të hidhen në burg. Kjo dëshmon se ne, kosovarët, kishim ngrënë barë.Vëllezërit tonë kishin vuajtur shumë. Heeej… Me mijëra të vrarë, të pushkatuar, të mbyllur nëpër kampe internimi… Me mijëra të persekutuar e të katandisur nëpër burgje e spitale psikiatrike…”
” S’ka lidhje,” tha Saliu. ”Shqiptarët janë popull i fortë dhe do të çohen në këmbë.”
” Ashtu qoftë,” tha tjetri. ” Veç mos harro se një popull që ka mbetur pa patriotë, nacionalistë, intelektualë, profesorë, hoxhallarë, priftërinj e atdhetarë të sinqertë, ai është popull i gjymtuar… Heeej… Një popull që ka dhënë me mijëra të dënuar politikë, me mijëra të internuar nëpër fshatrat e qytezate humbura, ai popull është i lënduar keq…”
Ashtu e kaluan një pjesë të rrugës, më shumë duke folur për ato që kishin qenë, se për ato që ishin, kur Hakiu hyri në një qytet me rrugë të prishura, gropa – gropa, dhe për të mos rënë pre e ndonjë fatkeqsie,e la anash politikën e filloi t’ i dëftojë për Tiranën. Ata ishin në rrugën e Durrësit. Siç pe sheh, kjo rrugë është në gjendje të mjerë. Ajo godina me partizanë në ballë është Muzeu Historik… Vdekjen e kemi, mozaik i qëlluar, por i rreckosur nga koha. Pastaj morën më të djathtë dhe q’ atej Saliu e pa Pallatin e Kulturës, xhaminë e Ethem Beut, sheshin Skenderbej, ministritë, të cilat s’ i kishte ndërtuar Enver Hoxha, por Lartmadhnia, Ahmet Zogu. Tre katër minuta më vonë, ata iu turrën një bulevardi të gjërë, që n’ atë orë ziente nga njerëzit.
Hakiu kaloi përskaj Dajtit, për të cilin edhe Saliu kishte dëgjuar, priti të ndizeshin dritat dhe, pasi e kaloi një urë, mori më të majtë, paralel me një bulevard që mbante emrin e një heroi françez. Ai qëndroi përballë një lumthi dhe tha se kishin mbëritur.
” Mos u tremb nga gjendja e këtyre pallateve socialiste, se aq e kish patur takatin shoku Enver,” tha Hakiu. ”Nuk e di se kush e ka shpikur fjalën ”pallat” por këto karrakatina janë gjithëçka tjetër pos pallateve. Megjithate, unë jam i lumtur që e kam gjetur një dydhomësh, përndryshe do ikja në Prishtinë. Hajde, Sali. Ngjit shkallët, se unë po vi me valixhet.”
Saliu bëri para dhe, deri sa hyri brenda, nuk pa gjë të keqe. Paradhoma ishte vërtet pakë e vogël, por madhësia e saj ishte në përputhje mebanorët e saj. Nëse n’ atë hapësirë kishin banuar vetëm dy veta, s’ kishte nevojë të jetë më e madhe.
Ai e vuri kapelën në varëse dhe hyri në një sallon mesatar, ku shquanin dy korniza të mëdha, njëra me fotografinë e Enver Hoxhës, tjetra me fotografinë e Ramiz Aliut. Midis tyre kishte zënë vend një vitrinë e shëmtuar, dhe nja dyzet libra të lidhur keq. Më të djathtë ishte dhoma e fjetjes, ku i vëllai kishte vendosur dy krevatë dhe një tavolinë të thjeshtë.
” Hajde mirë se na erdhe,” i tha Hakiu, duke e vendosur valixhen në qoshe të sallonit.
” Hajde, mirë se të gjeta,” i tha Saliu, duke e marrë edhe një herë ngryk. ” Kjo është banesa?”
” Kjo,” tha tjetri.
” S’paska të sharë,” tha Saliu. ” Ti s’ ke ardhur për jetë luksoze, por për ta futur kokën diku. Shtatëdhjetë dollarë s’ janë shumë, por pronarët e tij mund ta kalojnë muajin me to.Po ushqimin ku po e bëni?”
Hakiu dëftoi drejt një dere.
“ Në ballkon,” tha ai.
“ Pse, s’ paska një qoshe ku mund ta piqni një kafe apo ta zieni një supë?” u çudit ky.
“ Ka, si s’ka,” tha tjetri. “ Paçka se ne, kosovarët, e përdorim atë vend për ta zbrazur barkun dhe – jo për ta bërë drekën ose darkën. Banesa, ku ke nderin të flesh sonte, ka qenë apartament i një goxha funkcionari, që tani gjendet në Sarandë. Mjerisht, si kjo, ashtu dhe tjerat, s’ kanë kuzhina. Kjo do të thotë se vëllezërit tanë, duke mos patur zgjidhje më të mira, e kanë zbrazur barkun, kanë pjekur kafe, kanë zjerë gjellë dhe janë larë në të njejtin vend. O vëlla, Marksi ka qenë gjenial, por këta kanë qenë edhe më gjenialë. Tani, para se të dalim në qytet, dua të pyes: a do të lahesh tani apo do të lahesh më vonë?”
” Duhet të kesh arsye që po pyet,” konstatoi Saliu.
” Po, kam,” tha Hakiu. ” Arsyeja e parë është se këtu s’ ka ujë. Megjithate, unë kam blerë një fuçi të madhe plastike, e kam larë, e kam mbushur dhe e kam vënë në banjo. Mjerisht, duke qenë se s’ ka ngrohje, do preferoja të lahesh tani, se pastaj do kesh të ftohtë.”
” Po lahem tani,” tha Sala. ” Mos prito të ma huazosh një peshkir të pastër.”
( vazhdon )

Shkruan: Ramadan Rexhepi