SoundCloud së shpejti pritet të dalë në shitje – çmimi mund të shkojë në 1 miliard dollarë – Telegrafi

0
57

Pronarët e SoundCloud, një prej platformave më të mëdha të transmetimit të muzikës nëpër botë, po përgatiten për shitjen e saj, që thuhet të kapë vlerën e 1 miliard dollarëve.

E themeluar në vitin 2007, SoundCloud u ofron artistëve mjete për ndërtimin e karrierës së tyre, duke u mundësuar që të publikojnë këngët.

Në total, më shumë se 40 milionë artistë kanë publikuar 320 milionë këngë në platformë.

Kur Raine dhe Temasek investuan në vitin 2017, platforma ishte në prag të kolapsit, por ajo u rimëkëmb me ardhjen në detyrë të shefit ekzekutiv të saj, Eliah Seton.

Ndryshe, SoundCloud vitin e kaluar largoi nga puna më pak se 10 për qind të fuqisë së saj punëtore, ndërsa tani po synon shitjen e saj e cila nuk ka gjasa të fillojë edhe për disa muaj.

Përveç SoundCloud, ndër platformat tjera që fitojnë para duke i lidhur artistët dhe konsumatorët, janë edhe Universal dhe Warner Music. /Telegrafi/