SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm slloven, Karl Erjavec tha se Sllovenia është e interesuar të investojë në Kosovë. Por kur u pyet specifikisht për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, ai tha se Sllovenia nuk mund të ndërhyjë në çështje e brendshme të shteteve.

Këto komente ai i bëri pas takimit me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli

Kryediplomati slloven, u zotua se do ta mbështes heqjen e vizave për kosovarët në mënyrë që të udhëtojnë lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian

“Ne kemi marrëdhënie tradicionale shumë të mira. Ne këtu kryejmë detyra humanitarë. Ndihmojmë edhe përmes EULEX-it. Nëse shohim rezultatet e vitit 2017 bashkëpunimi ekonomik është rritur për 3 për qind. Dëshirojmë ende të investojmë në Kosovë. Investitor është IPKO”.

“Ne do të identifikojmë fushat ku mund të bashkëpunojmë, fusha e bujqësisë e marrëdhëniet politike. Jemi të detyruar dhe me dëshirë të mbështesim Kosovën për integrimet euroatlantike. Kam ofruar ndihmën e Sllovenisë për procesin e reformave. Reformat jepni një bazament të mirë për zhvillim, reformat e fundit në drejtësi”.

“Sa i përket Interpolit Sllovenia ka mbështetë gjithmonë anëtarësimin. Por sa i përket pesë vendeve bëhet fjalë për çështje të brendshme të shteteve dhe e kemi vështirë të ndërhyjmë në çështje të brendshme”.

Ministri slloven ka shtuar se është e domosdoshme që të vazhdoj dialogu me Serbinë.