SHPËRNDAJE

Analistë dhe ekspertë të shkencave politike në Beograd thonë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dekada të tëra kanë qenë të interesuara për çështjen e Kosovës.

Sipas tyre, mbështetja e SHBA për Kosovën ka monumentin e saj në Prishtinë.

Ish presidenti amerikan, Bill Clinton, ka thënë se kurrë nuk kishte pritur që dikush të ndërtonte një monument kaq të madh për të, sikur në Prishtinë.

Sidoqoftë, Kosova e kishte vëmendjen e Uashingtonit shumë më herët se ta shpallte pavarësinë. Në vitet e tetëdhjeta filluan të merreshin me të drejtat e shqiptarëve, shumë më tepër sesa me të drejtat e serbëve. Megjithatë, ende pa mbështetje për çfarëdo veprimi.

“Robert Gelbard  në vitin 1998 theksoi se UÇK-ja ishte një organizatë terroriste, por në muajin mars pas operacionit mbi familjen Jashari, SHBA-të e konsiderojnë UÇK-në si Organizata Çlirimtare relevante, e jo terroriste,  dhe atëherë ndodh ndryshimi”, thotë Milan Krstiq nga Fakulteti i Shkencave Politike, raporton televizioni publik serb “RTS”.

Ndryshimi në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Amerikës, aleatë në dy luftëra, kulmoi me bombardime, të cilat u nxitën nga Amerika. Që atëherë, ky vend është bërë praktikisht një sponsor dhe promotor i pavarësisë së Kosovës.

“Ndër shkaktarët është e dhe Kongresi Amerikan në të cilën vepronte lobi i fuqishëm shqiptar, mungesa e konsideratës për pozitën e Serbisë e zyrtarëve në administratën amerikane, në mesin e të cilëve ishte zonja Albright, dhe përfundimisht në një masë të caktuar, paaftësia e personelit në Serbi”, thotë Krstiq, përcjell Telegrafi.