SHPËRNDAJE

Doganierët në bashkëpunim me policinë në natën ndërmjet ditës së shtunë dhe të diel në hyrje të vendkalimit kufitar në Preshevë kanë ndaluar një tentim kontrabandimi me auto pjesë me vlerë prej 20.500 euro.

Ky kontrabandim është zbuluar në veturë tip “Ford” me targa të Turqisë i cili nga Turqia për në Gjermani po udhëtonte një 42 vjeçar turk dhe një bashkëudhëtar.

Me kontrollim të detajuar janë zbuluar aparate “Volvo”, “Daf”, “Scania”, ventilë të presionit, goma për reparacion, pjesë “Bosch” dhe pjesë të tjera vlera e së cilës kalon mbi 2.5 milionë dinarë.

Shoferi i veturës me vendqëndrim në Beograd i ka thënë doganierëve se ka dashur ti lajmrojë auto pjesët por faktura e tij është mbajtur në Maqedoni dhe nuk ka pasë qëllim ti dërgoj pjesët për Serbi po për Gjermani.

Shtetasi i huaj me procedurë të përshpejtuar është denuar me 100.000 dinarë dhe konfiskimi i auto pjesëve./presheva.com/