Ekskluzive/ Vrasje mafioze! U ekzekutua në Vlorë, 22-vjeçari është i biri i Sokol Sinomatajt, që u arratis nga burgu i Peqinit në 2017

0
65

22-vjeçari Gëzim Sinomataj i cili u ekzekutua mbrëmjen e sotme në ballkonin e tij me snajper, është djali i Sokol Sinomataj i cili njihet me nofkën “buzëderri”.

Dyshohet se kreditet e tij në krim mund tw jenë rritur pasi u arratis nga burgu i Peqinit në vitin 2017. Anila Hoxha tha për TCH se Sinomataj kishte marrë leje në burgun e Peqinit dhe nuk u kthye më.
Shpallja e tij në kërkim me kartele jeshile rezulton të jetë kryer në datë 12 shtator 2017. Menjëherë, sapo doli nga burgu , ai mori të vëllain Bernardin dhe djalin adoleshent dhe u largua nga Shqipëria. Dyshohet se u vendosën në Belgjikë Në vitin kur ai u arratis, Sokol Sinomataj vazhdonte të vuante dënimin per vrasjen e Elton Tatos dhe plagosjen e Robert Borakut, ngjarje që sipas vendimit të gjykatës së Vlorës ka ndodhur në 26.06.2002.

Por ai njihet gjithashtu si ushtar i grupit të Gaxhait tregojnë kartelat e policisë Sokol Sinomati dhe Armando Sulejmani (Cipuri) pavarësisht se u gjetën fajtorë nga shkalla e parë e krimeve të rënda për pjesëmarrje në bandën e armatosur të Gazmir Brakës( Gaxhai), gjykata e lartë në vendimin Nr.48 i shpalli fajtorë vetëm për vjedhje me dhunë, tha gazetarja Anila Hoxha.


Top Channel