SHPËRNDAJE

Dua Lipa është një prej artisteve shqiptare që po vazhdon të na bëj krenarë kudo në botë.

Me shumë krenari, këngëtarja në çdo paraqitje të saj publike tregon haptas prejardhjen dhe se është imazh i mirë i Kosovës në botë, shkruan lajmi.net.

Njësoj ka vepruar edhe së fundi duke publikuar librin e shkruar nga gjyshi i saj, Seit Lipa i cili ishte kryetar i Institutit të Historisë në Kosovë gjatë viteve 1990-1995.

“Gjyshi im Seit Lipa ishte Kryetar i Institutit të Historisë së Kosovës, midis viteve 1990-1995. Dëshiroj të tregoj historinë tonë dhe  nga vjen gjaku jonë dhe përpiqem t’u tregoj njerëzve kudo që të shkoj dhe në çdo intervistë që jam nga Kosova. Kemi një histori shumë interesante, një nga e cila mësoj nga pak më shumë çdo herë. Një artikull kohët e fundit doli në lidhje me punën e gjyshërve të mi dhe kjo më bëri të dëshiroja të dilja me krenari, kështu që doja të ndaja këtë moment të vogël me të gjithë ju.”, ka shkruar këngëtarja në postimin e fundit.

Kujtojmë që Dua Lipa do të mbajë koncert gjatë verës në Prishtinë, saktësisht më 10 gusht.