Dogana konfiskon mbi 2 mijë copë mjaltë/ stimulant seksual në Viti – Telegrafi

0
47

Njësit e Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndaluar dhe identifikuar me sukses tentimin për kontrabandë përmes rrugëve malore në regjionin e Vitisë.

Në njoftimin e bërë nga Dogana e Kosovës thuhet se kanë sekuestruar mbi 2 mijë copë mjaltë/stimulans seksual, transmeton Telegrafi.

“Pas një ndjekjeje në rrugët malore të Vitisë është arritur të ndalohet një automjet, i cili kishte tentuar të futej në territorin doganor duke përdorur rrugët e fshehura malore, derisa pas ndalimit u gjet një sasi të konsiderueshme e mallrave të paligjshme. Janë zbuluar dhe sekuestruar 2,880 copë mjaltë/stimulant seksual, me një vlerë prej rreth 40,000.00 euro”, bëhet e ditur në njoftim.

Tutje, në komunikatë thuhet se ky sukses i arritur shënon një hap të rëndësishëm në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme.

“Dogana së Kosovës bën thirrje për bashkëpunim të vazhdueshëm nga komuniteti lokal dhe informacione të mëtejshme që mund të ndihmojnë në parandalimin e veprimeve të tilla të paligjshme”, vijon njoftimi.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi./Telegrafi/