Takim dy ditor/ Edi Rama mbledh qeverinë në Lezhë, çfarë pritet të ndodhë

0
49

Paraditja e të martës do ta gjej kabinetin qeverisës të kryeministrit Edi Rama të mbledhur në Lezhë në një takim “retreat” dy ditor.

Të tilla takime janë tashmë traditë, të cilat zhvillohen çdo fillim viti dhe përpara nisjes së pushimeve të verës.

Top Channel mëson se në takim do të jenë edhe kryetarët e komisioneve parlamentare.

Në këtë takim në Lezhë pritet të diskutohet se çfarë është arritur nga detyrat e lëna në takimin e ngjashëm në Tepelenë.


Top Channel