Luiz Ejlli ‘akuzon’ Ronaldo Sharkën dhe Ed Manushin për emisionin: Turp të keni, i shitur – Telegrafi

0
33

Emisioni “E Diell” në Top Channel ka bërë së fundmi një sondazh për personazhin më frymëzues në Shqipëri.

I përfshirë në listë ka qenë edhe fenomeni i vitit të kaluar dhe fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli.

Siç u tha, 95 për qind e njerëzve zgjodhën Luizin si personazhin më frymëzues, por me sa duket ky rezultat nuk e ka kënaqur këtë të fundit, pasi dëshironte që sondazhi të dilte 100% vetëm me emrin e tij.

Foto: Screenshot/YouTube

Ronaldo Sharka i kërkoi ish-banorit një prononcim për këtë sondazh në të cilën ai u shpreh: “Këtë video-selfie po e bëj për “E Diell” tek Ronaldoja meqenëse kanë hapur një sondazh dhe doja t’i thoja që nuk jam dakord me ato komentet dhe përzgjedhjet që keni bërë, jam komplet kundër”.

“Kërkoj rinumërim të komenteve sepse nuk është normale të jenë 95% në emrin tim. Kjo tregon që është e shitur, emisioni është i shitur, Roni është i shitur, turp të keni, paçi faqen e zezë! Urime për emisionin, faleminderit”.

Foto: Screenshot/YouTube

Duket se këtë e tha me shaka, ndonëse nga të pranishmit në studio u diskutua seriozisht ky mesazh.

Luizi po vazhdon të jetë një emër shumë i pëlqyer dhe ndër më të kërkuarit në shoubizin shqiptar. /Telegrafi/