Asistimi i Asensios tek goli i Mbappes i ka lënë pa fjalë tifozët, pamjet janë bërë virale në internet – Telegrafi

0
36

Paris Saint-Germain ka luajtur dje përballë US Revel në kuadër të Kupës së Francës, ndeshje të cilën e fituan me rezultat spektakolar 9-0.

Por, ajo që mori vëmendjen më së shumti ishte goli i shënuar nga Kylian Mbappe (45’).

Futbollisti spanjoll Marco Asensio është bërë trend në botë pas asistimit të jashtëzakonshëm tek goli i shënuar nga francezi.

Një asistim me thembër nga ish-lojtari i Real Madridit dhe një finalizim i bukur me kokë i aksionit nga Kylian Mbappe, e la turmën në stadium pa fjalë.

Asensio shënoi një gol dhe dhuroi dy asistime në fitoren e thellë të PSG-së dhe që të dy ishin për Mbappen.

Në total, ai ka shënuar tre gola dhe ka bërë tri asistime në dhjetë paraqitje për PSG-në këtë sezon, teksa për një kohë të gjatë ishte jashtë fushave shkaku i një lëndimi.

Ai iu bashkua klubit francez verën e kaluar si lojtar i lirë, pas një aventure me Real Madridin në Spanjë./Telegrafi/