Rakipllari: ‘Non grata’ lidhet me kursin pro ose kundër perëndimor të personave? Ahmeti në Top Story: Arsyet e vërteta…

0
40

Aliahmeti: Me Berishën kam pasur një bashkëpunim të mrekullueshëm, kam mësuar nga përvoja e tij, si me zotin Nano që kam mësuar nga përvoja e tij. Sa i takon vendimit për person ‘non grata’, ai është vendim i pa kontestueshëm për mu, këtë ia kam thënë edhe zotit Ramiz Merko, le të zbardhet e vërteta. Unë nuk kam pasur marrëdhënie të vështirësuara se dëgjoj politikanë analistë, do bëjnë presion amerikanët, asnjëherë nuk më kanë bërë presion, më kanë dhënë vlerësim.

Duma: Pritet të ketë listë tjetër? Non grata?

Ahmeti: Nuk kam informacion, nuk do të kontestojmë nëse ka listë të zezë.

Aliahmeti: Kërkuam të aplikohet e njëjta mënyrë se si është bërë Vettingu në Shqipëri, por ka pasur hezitim nga komuniteti ndërkombëtar, pasi Shqipëria ka hyrë në situatë krize dhe duhet të ndiqet një mënyrë tjetër.

Rakipllari: Pavarësisht arsyeve, është Dodik, Gruevski, Berisha, ka lidhje me kursin pro ose kundër perëndimor të personave?

Aliahmeti: Nuk e ndjej arsyet e vërteta, nuk kam lexuar, nuk mendoj se Berisha i takon një lëvizje pro ruse apo anti perëndimore.

Zheji: Është vend që mbahet me qoka, i vuri veton Greqia, hoqi flamurin, Greqia ia dha, doli Bullgaria t’i do njohësh pakicat bullgare, ka një kryetar që ka marrë pasaportë bullgare, këta do vazhdojnë e do vazhdojnë, shqiptarët veç se mbajnë shtetin e Maqedonisë në këmbë, na ikin shqiptarët e rrinë maqedonasit, shqiptarët në fshatra, maqedonasit.


Top Channel