Policia gjobit 132 shoferë në Shkup, 97 për tejkalim të shpejtësisë – Telegrafi

0
40

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (01.08.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 132 gjoba, nga të cilat 97 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 12 për vozitje pa patentë shofer, dy sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq), tri gjoba për përdorimin e celularit gjatë vozitjes.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.