SHPËRNDAJE

Republika e Serbisë ka lëvizur tanket ushtarake në drejtim të jugut të Serbisë. Deshmitarë okularë kanë dërguar një video ku shihen tanket e ushtrisë së Sërbisë në Qytetin e Hanit dhe afër Gërdelicës duke u transportuar në drejtim të Jugut të Serbisë.

Se a do të stacionohen tanket në Luginën e Preshevës apo në vendet tjera të jugut të Serbisë nuk dihet, gjithashtu nuk është informuar se a është një lëvizje e rregullt e mjeteve ushtarake apo si reagim i Serbisë në situatës e tenzionuar me Republikën e Kosovës pas arrestimit të Marko Gjuriq para disa ditëve në Mitrovicë./presheva.com/

Video Ekskluzive nga presheva.com