Dhuna mes të rinjve! Cilat janë shkaqet e rasteve të shtuara, sociologia: Agresivitet kryesisht është atribut i…

0
48

Konflikti me thikë mes dy adoleshentëve brenda ambienteve të shkollës në kryeqytet risolli edhe një herë në vëmendje, sjelljet agresive të të rinjve dhe modelin që vet shoqëria po u jep atyre, duke i zgjidhur mosmarrëveshjet me dhunë, si fizike ashtu dhe psikologjike.

Prej kohëve të fundit po vihet re një lloj agresiviteti i shtuar mes të rinjve por edhe më të vegjëlve. Edhe pse mendojnë që produkti në fund nuk mund të jetë fatal, adoleshentët e ndërmarrin një skenë të tillë të nxitur nga momenti pra nuk arrijnë ta arsyetojnë deri në fund të gjithë skenën se si duhet ta zgjidhin dhe nuk kanë një shembull konkret. Nëse të rritur i zgjidhin gjërat me dhunë, konfliktohen për gjëra më banale kjo do shumëfishohet tek më të vegjlit pra nuk mund të presim dot modele të tjera tek të vegjlit tanë kur ne jemi shembulli kryesor”- u shpreh sociologia Marsi Simo.

Mungesa e prindërve në shtëpi për shkak të angazhimeve në punë, i jep mundësi fëmijëve apo adoleshentëve të shpenzojnë më shumë kohë në rrjetet sociale, ku përmbajtja që u ofrohet është pa filtra dhe e pakontrolluar.

“Kam shpeshherë prindër që më thonë si është e mundur që fëmija im tre apo katër vjeç të jetë gjatë gjithë kohës nervoz apo të përplasi gjëra dhe ky agresivitet kryesisht është atribut i rrjeteve sociale, materialeve dhe përmbajtjet që shikojnë dhe më pas kjo është një lloj ushqimi dhe nëse këtë ushqim e merr që në vogëli këtë ushqim do kërkojë edhe kur ai rritet në fazat e tjera të jetës”- tha Simo.

Për shkak të rrjeteve sociale, adoleshentë e të rritur po përjetojnë edhe vështirësi psikologjike si pasojë e gjuhës së urrejtjes që përdoret apo bullizimeve që u bëhen online.


Top Channel