SHPËRNDAJE

Ndoshta dhe keni dëgjuar se duhet të pini sa më shumë ujë në ditë. Por pirja e ujit është individuale tek çdo njeri. Instituti i Mjekësisë (IOM) rekomandon se burrat duhet të pijnë të paktën 13 gota ujë në ditë. Kurse për grate të paktën 9 gota ujë në ditë.  Por nuk është edhe kaq e thjeshtë. Pesha e trupit përbëhet nga 60 % ujë.

Çdo sistem që ndodhet në trup ka nevojë për ujë në mënyrë që të funksionojë. Por sasia e ujit që duhet të merrni varet nga faktorë që përfshijnë: Gjininë, moshën, nivelin e aktivitetit si dhe nëse jeni shtatzënë apo ushqeni fëmijën me gji.  Rekomandimi i IOM për moshën 19 vjeç dhe lart në lidhje me sasinë e ujit që duhet të pijnë është 3.7 litra për djemtë dhe 2.7 litra për vajzat. Kjo është sasia e përgjithshme e lëngjeve që duhet të keni në ditë, duke përfshirë çdo gjë që hani ose pini.

Fëmijët:

Rekomandimet në lidhje me sasinë e ujit që duhet të marrin fëmijët ka të bëjë shumë me moshën.  Vajzat dhe djemtë midis moshave 4 dhe 8 vjeç duhet të pijnë 5 gota ujë në ditë.  Ka një rritje prej 7 deri në 8 gota për fëmijët e moshave nga 9 deri në 13 vjeç.  Për moshat 14 deri 18 vjeç sasia e ujit që duhet të pini duhet të jetë nga 8 deri në 11 gota.

Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni fëmijën me gji

Rekomandimet ndryshojnë në lidhje me sasinë e ujit nëse jeni shtatzënë ose ushqeni fëmijën me gji.  Gratë shtatzëna të të gjitha moshave duhet të marrin 10 gota uji në ditë. Gratë që ushqejnë fëmijët me gji e kanë të nevojshme të marrin 13 gota uji në ditë.  Por ju duhet të pini më shumë ujë nëse jetoni në një vend që bën shumë nxehtë dhe klima është e thatë.

Ju duhet të pini më shumë ujë nëse bëni aktivitet sportiv, nëse keni ethe, diarre ose të vjella.  Nëse bëni aktivitet sportiv duhet të shtoni sasinë e ujit nga 1,5 deri në 2 gota e gjysem ujë çdo ditë. Kur keni ethe, të vjellja ose diarre, trupi juaj humbet shumë lëngje se zakonisht, prandaj duhet të pini më shumë ujë.

Pse uji është i rëndësishëm?

Uji është i rëndësishëm për shumicën e proçeseve që trupi kalon në një ditë. Kur pini ujë, ju plotësoni nevojat e duhura të energjisë. Nëse nuk pini ujë mjaftueshëm, trupi dhe organet nuk mund të funksionojnë siç duhet.

Përfitimet e ujit:

Mban temperaturën e trupit në parametra normale.

Ju ndihmon të eliminoni elementët e keq që ndodhen në trup përmes urinës dhe djersës.

E mban lëkurën e shëndetshme.

Ndiheni të hidratuar.

Uji përmban 0 kalori dhe është një mjet i shkëlqyeshëm për menaxhimin e peshës.

RREZIQET nëse nuk pini ujë:

Dehidratim

Trupi juaj vazhdimisht përdor dhe humbet lëngjet përmes veprimeve si djersitja dhe urinimi. Dehidratimi ndodh kur trupi juaj humbet më shumë ujë se sa merr.

Simptomat e dehidratimit janë:

Ndiheni të lodhur;

Ngjyra e urinës është e errët;

Nuk urinoni shpesh;

Keni gjuhë të thatë;

Mungesë lotësh.

Dehidratimi mund të çojë në:

Konfuzion ose të menduarit në mënyrë jo të qartë;

Ndryshimet e humorit;

Mbinxehje;

Kapsllëk;

Formimi i gurit në veshka.

Këshilla për të pirë ujë mjaftueshëm:

Mundohuni të mbani një shishe me ujë kudo që të shkoni, duke përfshirë zyrën, palestrën, por edhe udhëtimet. Përqëndrohuni tek lëngjet. Ju nuk duhet të pini ujë thjesht për të përmbushur nevojat tuaja hidratuese. Por duhet të pini edhe lëngje ku përfshihet qumështi, lëngjet e pastra të frutave, çaj apo edhe supa.  Pini ujë kur ndodheni në restorant për të ngrënë. Pini një gotë me ujë në vend të një pije tjetër. Në këtë mënyrë kurseni lekë, por edhe nuk merrni kalori të tepërta.