Hebaj më i miri i 2023-shit! Sulmuesi shkodran merr trofeun e lojtarit të vitit

0
33

Rubin Hebaj është shpallur lojtari më i mirë i vitit 2023 në Uzbekistan, ku aktivizohet me skuadrën e Andizhanit. 

Ndryshe nga pjesa europiane kampionati atje zhvillohet me vit kalendarik dhe ekipi i sulmuesit shqiptarë e mbylli sezoni në vendin e shtatë.
Gjithsesi futbollisti shkodran arriti të shfaq veten e tij duke shënuar 14 gola në të gjithë sezonin, shifra këto që e renditën në vendin e dytë në klasifikimin e golashënuesve me një gol më pak vendi i parë.

Por në tërësi sezoni i Hebajt ka qenë mjaft i mirë dhe për këtë arsye ai u shpall lojtari i vitit, trofe që ju dorëzua nga zv. Presidenti i Federatës së Uzbekistanit, një prej lojtarëve legjendar vendas.