SHPËRNDAJE

“Kemi kënaqësinë te ju informojë që si rezultat i angazhimit te vazhdueshëm i disa qytetarëve Bujanocas me banim ne Konfederatën Zviceriane me datë 18 Mars 2018, në qytetin Zürich është themeluar Asociacioni i qytetarëve të Bujanocit.”

Me këtë rast, kërkojm që të gjithë të interesuarit e në përgjithësi qytetarët e Bujanocit që jetojnë në diasporë dhe gjetiu, të inkuadrohen në konkretizimin e këtij Asociacioni.

Themelimi i Asociacionit është fryt i iniciativës të disa të rinjëve nga Bujanoci që janë me banim në Zvicër, dhe kanë shprehur dëshirën dhe vullnetin që të formësohet një shoqëri e cila do t‘i jap jetë integrimit të shoqëris Bujanocase në Zvicër.

Asociacioni është i pavarur, jopartiak, jopolitik, joprofitabël si dhe jofetar i qytetarëve që jetojnë në territorin e Konfederatës Zvicërane e që janë me origjinë nga qyteti i Bujanocit.

Ky grup inicues dhe punues me ushtrues detyrash te ndryshme ndonëse shume i vonuar që tani per tani është karakterizuar si Bord punues, ka emëruar asociacionin “Asociacioni i Qytetarëve të Bujanocit” dhe është zotuar që në një të afërm shumë të shkurtër të definoj Statutin, Logon, Vulën, faqen e Internetit si dhe Selinë e saj dhe më në fund organizimin e një Forumi të madhë që supozohet te jetë diku ka fillimi i muajit Shtator 2018.
Deri atëher do marrin ftesat çdo qytetar i Bujanocit që janë me banim në Zvicër që të jenë pjesë e këtij Forumi te madhë!
Qëllimet e Asociacionit janë:
-Të ndihmoj integrimin e anëtarëve të Asociacionit në shoqërinë Zviceriane përmes aktiviteteve kulturore, sportive, humanitare, arsimore etj. në përputhje me Statusin e Asociacionit.
-Bashkëpunim me organizatat qeveritare dhe joqeveritare si dhe me institucionet shtetërore në Zvicër, Kosovë, Serbi dhe në gjithë botën me qëllim të promovimi të tolerancës ndëretnike, të bashkëpunimit dhe realizimit të aktiviteteve humanitare,kultirore dhe sportive.

-Ndihmon familjet në varfëri të skajshme, jetimët si dhe personat me aftësi të kufizuara në realizimin e dëshirave dhe më gjërë dhe shumë e shumë aktivitete tjera organizuese.

Doni të njiheni më shumë me bashkëvendasit tuaj, atëherë bëhuni pjesë e kësaj shoqërie.

Bordi punues:
Lulzim Abazi-Bern
Tefik Selmani-Lozan
Sead Surdulli-Bern
Esat Bajrami-Zürich
Mensur Destani-St.Gallen
Bekim Gjumshiti-Lozan
Memet Qazimi-St. Gallen
Bujar Sopi-Zürich
Arsim Beqiri-Schwiz
Fisnik Shabani-Zürich

Me respekt
Bordi i “Asociacionit të Qytetarëve të Bujanocit”
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni në:
E-mail:asoc.qytetarbujanoci@gmail.com ose përmes numrave të telelefonit:
078 633 39 83, 076 446 45 66