SHPËRNDAJE

Farat e kungullit janë të pasura me yndyrë të mirë omega-6, për shkak se nga 13g të yndyrës që përmbajnë, 6g janë ω-6!
Përveç kësaj, sigurojnë 5g karbohidrate, 1.7g fibra, vitamina K, fosfor, hekur, magnez, zink, vitaminë B12 dhe flavonoidë antioksidues, të gjitha me vetëm 151 kalori, njofton Shendeti.com.al.

Përfitimet për shëndetin
• Mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të prostatës dhe kancerit të gjirit.
• Ndihmon për të përmirësuar funksionin e prostatës dhe fshikëzën.
• Janë të pasur me triptofan, amino acid thelbësor, i cili është shumë i rëndësishëm pasi konvertohet në serotonin në trup dhe rregullon humorin dhe gjumin e qetë.
• Përmbajtja e lartë e magnezit ndihmon në ruajtjen e shëndetit të kockave dhe funksionimin e muskujve dhe zemrës.