SHPËRNDAJE

Sergio Busquets ka pohuar se eliminimi nga Liga e Kampionëve pas humbjes prej Roma është tmerri më i madh që e ka përjetuar q prej se luan futboll për Barcelonën.
Skuadra katalane nuk arriti t’i bëjë ballë presionit të Romës, e cila e përmbysi humbjen 4-1 në “Camp Nou” duke shënuar fitore të pastër 3-0 mbrëmë në “Olimpico”.

“Është tmerri më i madh që e kam përjetuar që prej se jam pjesë e Barcelonës”, ka thënë Busquets.

“Rezultatet në udhëtim në dy sezonet e fundit kanë qenë shumë të këqija në Evropë dhe duhet t’i ndryshojmë gjërat nëse dëshirojmë ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, shtoi ai.