Këtu mund të aplikojnë për subvencionimin e faturave të rrymës familjet e skemave sociale dhe pensionale – Telegrafi

0
156

Në platformën e-Kosova është lansuar shërbimi për aplikim lidhur me subvencionimit e energjisë elektrike për familjet e cënueshme.

Në faqen e-Kosova është sqaruar edhe si mund të bëhet aplikimi.

Në Platformën eKosova u lansua shërbimi:

Aplikimi për subvencionim të energjisë elektrike për familjet e cënueshme;

Marrja e këtij shërbimi realizohet duke i kaluar hapat si në vijim:

Hapja e Platformës eKosova;

Identifikimi në Platformë përmes numrit personal dhe fjalëkalimit;

Klikimi mbi shërbimin “Prona”.

Linku: https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=477

Platforma e shërbimeve elektronike “eKosova”

Për të ndihmuar qytetarët në nevojë për periudhën e dimrit, Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e 11 milionë eurove në mënyrë që të subvencionohen familjet e skemave sociale dhe pensionale.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se 11 milionë euro do të shkojnë si mbështetje e drejtpërdrejtë financiare për familjet më të cenueshme dhe në disavantazh në periudhën e dimrit.

Me 11 milionë euro parashihet të zbatohet masa e parë e Planit të Veprimit për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës energjetike.