SHPËRNDAJE

Asociacioni/Bashkësia e Komunave me shumicë serbe nuk mund të krijohet jashtë ligjeve të shtetit të Kosovës, ka deklaruar kryeministri Ramush Haradinaj, shkruan sot Koha Ditore.

Në një diskutim të organizuar nga lëvizja “Fol”, ai ka thënë se Statuti i saj do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për verifikim të përputhshmërisë me Kushtetutën e vendit.

Haradinaj është përgjigjur edhe ndaj ultimatumit të përfaqësuesve të serbëve të Kosovës që nëse Qeveria nuk e krijon Asociacionin/Bashkësinë më së largu deri më 20 prill, këtë gjë do ta bëjnë ata vetë. Sipas tij, çfarëdo që nuk buron nga legjislatura e Kosovës, nuk do të ketë peshë juridike./KD