SHPËRNDAJE

Portieri i Chelsea, Thibaut Courtois dëshiron që ti bashkohet Paris Saint – Germain pasi këtë ia do zemra
Kështu ka shkruar sot mediat RMC Sport, sipas së secilës belgu ka mbajtur takime me liderët e Ligue 1 për një transfer të mundshëm të tij tek ta.

Blutë nuk dëshirojnë ta shesin portierin, megjithatë nuk do të lejojnë që ai të kalojë pa asnjë para tek ndonjë ekip pasi që Courtois është në vitin e fundit të kontratës.

Chelsea, nëse nuk e shet atë gjatë verës, rrezikon që ta humbet me parametra zero atë në fund të sezonit të ardhshë.

Mësohet se ai preferon PSG para Real Madridit që po ashtu është në kërkim të një portieri të ri.