SHPËRNDAJE

Krahasuar me paraardhësin e tij, ky model i RAV4 vjen me shumë ndryshime.
Toyota ka prezantuar modelin e ri të gjeneratës së pestë të RAV4 në panairin e veturave 2018 New York Auto Show.
Ndryshimi kryesor në këtë model është platforma e re TNGA e cila vjen me një distancë më të madhe ndërmjet boshteve, shkurton gjatësinë si dhe lartësinë e veturës.

Ky model vjen me dy lloje motorësh, atë me benzinë 2.5 litër me katër cilindra të vendosur në vijë të drejtë dhe i lidhur me transmisionin automatik me tetë shpejtësi si dhe motorin e njëjtë të lidhur me sistemin hibrid i cili shpërndanë fuqinë përmes sistemit CVT.

Tërheqja me rrotat e përparme vjen standard, ndërsa sistemi me të gjitha rrotat aktive është opsional. Sistemi i ri AWD e shpërndanë 50 për qind të torkë në rrotat e pasme si dhe shkëputet automatikisht kur nuk është i nevojshëm.