SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se ka emëruar për ministër të ri  të Punëve të Brendshme,  dhe ai është Bejtush Gashi.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ministrit të ri i ka ofruar mbështetjen e tij të plotë, në shërbim të zbatimit të ligjit dhe të sigurisë publike në Kosovë.

“Nominova sot Bejtush Gashin, ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Bejtush Gashi ka qenë zëvendësministër në MFSK dhe është doktor shkence, si dhe ligjerues në fushën e sigurisë. Ai i sjell qeverisjes së vendit një cilësi të re dhe një përvojë të madhe në këtë fushë të rëndësisë së veçantë për vendin.
Ministrit të ri i dëshirova suksese në detyrën e tij dhe i premtova mbështetjen time të plotë, në shërbim të zbatimit të ligjit dhe të sigurisë publike në Kosovë”, shkruan Haradinaj.