SHPËRNDAJE

Nga një prilli ka filluar afati për regjistrimet e nxënësve në klasë të parë për vitin shkollor 2018/19, në të gjithë shkollat fillore, në Serbi dhe zgjatë deri më 31 maj raporton Tv”Spektri”, transmeton Presheva.com.

Të drejtë regjistrimi në klasën e parë kanë fëmijët e lindur në vitin 2011 dhe ata të vitit 2012 që janë të lindur deri më 28 shkurt ka thënë Femi Gjimshti, pedagog në shkollën fillore “Naim Frashëri”në Bujanoc.

Gjimshiti ka thënë se në klasën e parë mund të regjistrohen edhe fëmijët e lindur deri në qershorë të vitit 2012 por për ata duhet të formohet komision i veçantë nga shkolla.

Driton Rexhepi, kryeshef i departamentit për arsim pranë administratës komunale të Bujanocit ka bërë të ditur se nga viti 2014 vijimi i fëmijëve në entin parashkollorë është bërë obligim për t’u regjistruar në klasën e parë.

Numri i nxënësve që ishin të regjistruar në klasën e parë ishte 392 ndërkaq këtë vit numëri i fëmijëve që vijojnë mësimet në entin parashkollorë është 282. Krahasuar me vitin e kaluar statistikat janë shqetësuese, ngase këtë vit kemi një numër dukshëm më pak të nxënësve për regjistrim në klasën e parë ka thënë Driton Rexhepi, kryeshef i departamentit për arsim pranë administratës komunale në Bujanoc.

Prindi i fëmiut është i detyruar ta regjistrojë atë dhe është përgjegjës për vizitë të rregullt për arsimin e tij ndërkaq derejtuesit e shkollave apelojnë tek prindërit t’i përmbahen afatit të paraparë për regjitrimin e fëmijëve të tyre në klasën e parë , e Driton Rexhepi kryeshef i departamentit për arsim pranë administratës komunale në Bujanoc të gjithë fëmijëve të cilët regjistrohen në klasën e parë i uron suksese gjatë shkollimit të tyre.