SHPËRNDAJE

Autoritetet ruse nisën bllokimin e aplikacionit të mesazheve Telegram, i përdorur gjerësisht në vend si një mjet i sigurtë komunikimi.

Vendimi u mor nga rregullatori i medias pas përfundimit të ultimatumit të dhënë ndaj kompanisë për të dorëzuar çelësat e kriptimit të mesazheve, thënë ndryshe kodin që mundëson leximin e mesazheve nga palë të treta.

Agjencia ruse e lajmeve, Tass njofton se afati kohor ishte vendosur më 4 prill dhe autoritetet e kishin paralajmëruar kompaninë se pas kësaj date do të nisnin bllokimin e aplikacionit, përcjell Telegrafi.

Por, kompania u justifikua duke deklaruar se as ajo vetë nuk ka akses tek kodet kriptuese të mesazheve të klientëve, pasi kjo është mënyra sesi është ndërtuar dhe funksionon aplikacioni.