“Po tentojnë të hedhin parlamentin në rrugë”, Ndreca përplaset me Sulën: Argumenti është copy paste

0
38

Ndreca: Jo vetëm që s’po e bëjnë po tentojnë ta hedhin parlamentin në rrugë, tenton ta zhbëjë mandatin dhe ta kthejë në institucion rruge. Akoma nuk po shoh goditje në gjyk kushtetuese, ne jemi shtet i së drejtës, kanë shkuar.

Sula: Janë shteruar argumentet në GJK prej 20 vitesh, kemi vendim të gjykatës 2003, 2007. 2014, në kohën kur PS ka qenë opozitë.

Ndreca: Gjykata Kushtetuese e thotë shumë qartë që nuk mund të ngresh çdo lloj komisioni, si instrument i pushteteve të tjera dhe qeverisë, të bësh se sa avionë kalojnë në territorin e Shqipërisë. Po të shohësh kërkesat për ngritjen e komisioneve i gjithë argumenti është copy paste, një lukuni kërkesash për ta vënë në siklet maxhorancën që ta përdorë.

 

 


Top Channel