SHPËRNDAJE

Mediat serbe i kanë kushtuar vëmendje deklaratave të djeshme të zyrtarëve të Kosovës gjatë përurimit të autostradës Prishtinë-Gjilan –Dheu i Bardhë.
Ato janë ankuar që në këtë aktivitet për gazetarët serbë ka munguar përkthimi, ndërkohë që i kanë vënë theks deklaratave ku zyrtarët Preshën e kanë quajtur Kosovë Lindore.

Dy zyrtarët, Lutfi Haziri dhe Pal Lekaj e kanë përdorur këtë shprehje “Kosova Lindore”, por sipas mediave në gjuhën serbe këtë e ka bërë edhe Ramush Haradinaj.

Dje, në fshatin Zhegovc është përuruar fillimi i punës për ndërtimin e autostradës Prishtinë –Gjilan –Dheu i Bardhë, projekt ky për të cilin aktualisht janë sigurar 87 milionë euro ndërkohë që ndërtimi i saj do të zgjas 30 muaj.