SHPËRNDAJE

Pjestarët e policisë së trafikut dhe ministria e punëve të brendshme e Serbisë do të filloj aksionin e matjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve nga data 16 prill deri 22 prilll 2018, njofton MUP, transmeton presheva.com.

Ky aksion do të filloj në të gjitha shtetet që janë antare e organizatës ndëkombëtare TIPOL (rrjeti i policëve të trafikut në Evropë). Bëhet fjalë për 32 shtete (28 antare të BE-së, Zvicra, Serbia, Norvegjia dhe Gjeorgjia).

“Secili kontrollim i shoferëve, gjegjësisht i veturave nënkupton alkotestin e obliguar dhe gjatë secilit tejkalim të shpejtësisë policët do të kontrollojnë se a kanë të vendosur edhe rripin e sigurisë” thuhet në njoftim, përcjell presheva.com.

Në MUP thonë se gjatë kësaj periudhe do të aktivizohen të gjitha aparaturat për matjen e shpejtësisë ndërsa në pjesën e autostradës Shid – Shimanovci do të matet edhe shpejtësia mesatare./presheva.com/