SHPËRNDAJE

FSHF konfirmon zyrtarisht miqësoren Shqipëri-Jordani, e cila do të luhet në 10 tetor në stadiumin “Elbasan Arena”.

Flitej prej disa ditësh që Kombëtarja do të luante një ndeshje miqësore me Jordaninë por tashmë e konfirmon edhe FSHF.

Gjatë ditëve të fundit FSHF ka zyrtarizuar dy ndeshje miqësore për Shqipërinë . Ndaj Jordanisë do të luhet në 10 tetor ndërsa më 20 nëntor Shqipëria do të presë në Elbasan Uellsin e Gareth Bale.

Këto ndeshje vijnë në periudhën kur djemtë e Christian Panuccit do të jenë të impenjuar edhe me ndeshjet zyrtare në kuadër të Ligës së Kombeve.