SHPËRNDAJE

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se qeveria Haradinaj është krijuar vetëm për të kaluar demarkacionin.

“Sa ishte Haradinaj në opozitë së bashku me Vetëvendosjen nuk kalonte as demarkacioni as ‘zajednica’, si u bë me Thaçin dhe pushtetin kaloi demarkacioni dhe iu hap rruga ‘zajednicës’. Ky i fundit kur e ka nënshkruar Asociacionin së bashku me Mustafën e kanë shkel Kushtetutën, ndërsa ajo që do duhej të ndodhte është dhënia e përgjegjësisë për shkelësit e kushtetutës, jo vetëm që askush nuk dha përgjegjësi por po veprojnë pothuajse nuk ndodhi asgjë dhe po nguten ta themelojnë asociacionin”, ka thënë Konjufca.

Ai ka theksuar se presidenti dhe qeveria duhet ta dinë se çfarëdo etniteti serb që krijohet e ndan Kosovën.


.