“Inside Story”/ Drama e së ardhmes, maturantët ngelës në degët e mësuesisë

0
41

Zbrazja e universiteteve ka ulur edhe cilësinë e pranimeve.

Të dhënat tregojnë se kanë mundur të fitojnë një vend në universitet edhe matuantë me mesatare 4.9 apo 5 në degë si Arkeologjia, Gjeografia, Gjuhë letërsia etj.

94 programe studimi, në vetëm 7 universitete publike, rrezikojnë të mbyllen. Nga këto 80 degë, konsiderohen nga qeveria si prioritare dhe zbatojnë një politikë të veçantë mbështetjeje.

Universiteti i Elbasanit mban vendin e parë me 46.6% të programeve të cilat kanë më pak se 10 studentë të regjistruar. Ky universitet ka gjithashtu një numër prej 11 programesh studimi të cilat kanë 0 regjistrime.

‘Universitete po mbyllin degë tepër të rëndësishme, që qeveria duket sikur i shpall prioroitete pa asnjë mbështetje dhe asnjë vendim djhe jemi në një gjendje alarmanet për mësuesinë’ u shpreh Mirela Karabina, pedagoge.

‘Në momentin që ne flasim jemi në një situatë dramatike për sa i përket arsimit. Në të gjithë paramentrat si parauniversitar dhe ato universitar. Ne jemi në vendet e fundit në evropë dhe krahasohemi me vendet e pazhvilluara por edhe vende që janë edhe në luftë, si palestina’ u shpreh Taulant Muka, kërkues shkencor.

Drama më e madhe po përjetohet te degët e mësuesisë. E ardhme e zymtë parashikohet veçanërisht për mësuesit e shkencave ekzakte që rrezikojnë të zhduken pas pak vitesh.


Top Channel