Florian Loshaj ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen me gjestin e tij, shpëtoi kundërshtarin nga një lëndim i madh – Telegrafi

0
54

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Florian Loshaj ka bërë një gjest të madh human duke shpëtuar kundërshtarin e tij nga një dëmtim i mundshëm gjatë një dueli në ndeshjen e Istanbulspor me Adana Demirspor.

Adana Demirspor dhe Istanbulspor luajtën baras 2-2 në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në kuadër të javës së 16-të në Superligën e Turqisë.

Megjithatë, përveç katër golave të shënuara, ishte edhe një rast tjetër shumë i përfolur në këtë ndeshje.

Akteri kryesor i saj ishte mesfushori i Kosovës dhe Istanbulsporit, Florian Loshaj, i cili gjatë një aksioni shpëtoi mrekullisht një kundërshtar nga një rrëzim që mund të ishte katastrofal për të gjatë një dueli.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 75-të kur rezultati ishte 1-0 në favor të vendasve të Adana Demirspor.

Gjesti i Loshajt ka pushtuar rrjetet sociale tashmë dhe të gjithë po duartrokasin gjestin e tij. /Telegrafi/