SHPËRNDAJE

Autoudha, Prishtinë-Gjilan-Konçul e promovuar një ditë më parë, është pritur me shumë entuziazëm nga shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Sipas tyre, kjo rrugë e ka rëndësinë e madhe për ta, aq sa ka Rruga e Kombit për Kosovën.

Shqipe Rexhepi ka disa vjet që është martuar në Bujanoc. Lajmin për nisjen e autoudhës Prishtinë – Konçul e ka pritur me mjaft gëzim.