Roboti i parë që identifikon gropat së shpejti pritet të testohet në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar – Telegrafi

0
226

Një robot autonom i krijuar për të identifikuar gropat duke përdorur Inteligjencën Artificiale (Al), pritet të testohet në rrugët aktuale për herë të parë.

Roboti i quajtur ARES (Autonomus Road Repair System), ka aftësi të identifikojë gropat dhe çarjet në rrugë, dhe t’i rregullojë ato përkohësisht në mënyrë që mos të përkeqësohen për shkak të neglizhencës së një shteti.

Nëse do të ketë sukses, ARES pritet të kursejë kohë dhe para, me një teknologji që do të radhitë Britaninë e Madhe si një ndër vendet me rrjetin më të mirë rrugor.

Roboti i zhvilluar nga kompania teknologjike Robotiz3d në partneritet me akademikë të Universitetit të Liverpool-it dhe inxhinierë të shumtë, së shpejti pritet të bredhë rrugëve të Hertfordshire për testim.

Ky zbulim vjen në një kohë kur Britania e Madhe është mjaft e ngarkuar me gropa për shkak të trafikut të dendur dhe klimës së ftohtë gjatë muajve të dimrit. /Telegrafi/