SHPËRNDAJE

Gjatë tre muajve të fundit 2 mijë e 515 veteranë të rinj janë shtuar në listat e përfitimit të skemave pensionale këtë vit. Nga 34 mijë e 529 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), sa llogaritej të ishin përfitues të pensioneve të veteranëve vitin e kaluar, ky numër është rritur në 37 mijë e 44 veteranë aktualisht.

Numri i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që janë përfitues të pensioneve gjatë tre muajve të fundit është rritur për hiç më pak se 2515.

Musa Demiri, zëdhënës për informim në Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale, ka konfirmuar se pensionin e veteranit të UÇK-së aktualisht e marrin 37 mijë e 44 veteranë. Por ditë më parë gazeta “Zëri” ka raportuar se në fund të vitit që lamë pas numri i veteranëve kishte qenë 34529.