Foto/ Ekzekutoi maqedonasin në Greqi, kush është autori shqiptar dhe viktima! Si e identifikoi policia gjashtë muaj më pas

0
31

Në foton mësipër është Gani Tusha (foto majtas me bluze të bardhë), shtetasi maqedonas me origjinë shqiptare, i cili dyshohet se ekzekutoi Orhan Bajramin (foto djathas), shtetas maqedonas. 

Ngjarja ndodhi në Hanioti të Kalkidhikisë, në datën 15-07-2023. Një skuadër e përbërë prej disa personash të paindentifikuar, qëlluan me një pistoletë “zastava” të kalibrit 7.65 mm dhe lanë vdekur në vend Ohran Bajramin, ndërsa plagosën rëndë Sead Sezlovijk.

Prej hetimeve, rezultoi se autor i ngjarjes është Gani Tusha alias Marku i datëlindjes 1991, shtetas i Maqedonisë së Veriut me orgjinë shqiptare, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe dy bashkëpunëtorë të tij, edhe këta shtetas të Maqedonisë së Veriut me origjinë shqiptare.

Policia mundi të identifikojë autorin, pasi vetëm rreth 300 metra më tej nga vendi ku u ekzekutua Orham Barjami, u gjetën pistoleta zastava me 5 fishekë të kalibrit 7.65mm, e cila rezultoi të ishte edhe arma e krimit, një palë doreza, syzet e errëta dhe kapuçi që ekzekutori mbante për të mos u identifikuar.

Ato u analizuan me metodën e ADN dhe gjetjet e lëndëve organike në to, janë të autorit të dyshuar, Gani Tusha.

Policia greke thotë se Tusha mbahet në një burg të Shkupit, pasi akuzohet se ka vrarë dy anëtarë të një organizate rivale marsin e kaluar. Ai u arrestua fill mbas ekzekutimit të Bajramit në Kalkidhiki, por deri tani nuk ishte akuzuar për këtë krim.

Ndaj tij u lëshua një urdhër arresti dhe kërkesë për ekstradim.


Top Channel