Tabaku tregon arsyen pse mori pjesë në Konferencën e Kryetareve: Parlamenti s’ka normalitet, kryesore ishte integrimi

0
42

Jorida Tabaku para mediave ka treguar arsyen pse mori pjesë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, si e vetmja përfaqësuese e opozitës.

Ajo u shpreh se një nga arsyet ishte procesi i integrimit.

“Marrja pjesë lidhej me dy elementë. Opozita ka qenë pjesë aktive për procesin e integrimit. Nëse ka pasur një rol pozitiv që ka luajtur opozita, është fakti se ne nuk bëhemi kurrë pengesë. E gjithë pjesa e planit të punës, është ajo që po debaton opozita, siç është reforma elektorale. Nuk mund të pres normalitet kur në Kuvend ka 3 muaj që bëhet debat. Në emër dhe të grupit parlamentar të PD-së konfirmova qëndrimin se ne jemi pro rekomandimeve të BE. Nuk di që votat shiten dhe blihen, apo t’i fal dikush. Opozita është kjo që është dhe duhet që reforma zgjedhore duhet të dalë nga debati me opozitën. Nëse duan që zgjedhjet të kenë një njollë siç ishin zgjedhjet e 2021-it, të vazhdojnë.

Parlamenti nuk ka normalitet. Kisha shpresuar që procesin e integrimit ta shfrytëzonin për të dalë nga ngërçi aktual. Ne do mikpresim çdo iniciativë.  Opozita e ka hapësirën cunguar në debatin parlamentar. Janë çështje që lidhjen me betejat që po bën sot opozita. Nuk votova kundër, por isha atje për të thënë që nuk janë vetëm çështje të opozitës, por për integrimin e vendit. I kërkova kryetares së kuvendit që të dalim përtej aurës së pushtetit për çështjen e integrimin dhe funksionimin normal të parlamentit.  Kam mbajtur qëndrimin tim për debatin në PD. Kur ishte e pamundur të jepja një ndryshim, dhashë dorëheqjen nga PD”, u shpreh Tabaku.


Top Channel