SHPËRNDAJE

Seanca gjyqësore për rastin “Monstra” e cila ishte caktuar për sot është anuluar për shkak se në gjykatë nuk u paraqit i dyshuari Fejzi Aziri.

Avokati i Azirit tha se personi në fjalë ka probleme shëndetësore dhe është hospitalizuar. Paraprakisht Prokurorët special, Fatime Fetai, Lence Ristoska dhe Gavril Bubevski thanë do të përpiqen ta zbardhin misterin rreth vrasjes së pesëfishtë në Liqinin e Smilkovës në vitin 1012.

Prokurorja Fetai tha se Prokuroria Speciale është e përgatitur dhe se sot priste të fillojë me rastin. Ajo reagoi për mungesën e të akuzuarit Aziri sepse vetëm me një letër, pa dokument mjekësor për diagnozën e tij, avokati Naser Raufi u përpoq ta justifikojë mungesën e tij.

Seanca e radhës është caktuar për 15 maj.

Përndryshe lënda për rastin “Monstra” muajin e kaluar u mor nga Prokuroria Speciale. Prokurorja speciale, Katica Janeva tha se pret që procesi gjyqësor të fillojë në fazën në të cilën është gjendet dhe se janë të përgatitur ta prezantojnë lëndën para gjykatës.