SHPËRNDAJE

Ajri i ndotur, ujë i papastër si dhe mbrojtja e mjedisit jetësor ishin temat për të cilat biseduan Sadula Duraku dhe homolog’ja Albena Reshitaj.
Këta të dy u zotuan për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve me qëllim për një ambient jetësor më të pastër.

“Biseduam për natyrën ku lidhen mali Sharr, që në pjesën e Kosovës është shpallur si park nacional,kurse pjesa jonë ka mbetur ende dhe është duke u punuar që edhe ne ta shpallim park nacional ku do të jetë edhe një bashkëpunim ndërkufitar turistik. Bashkëbiseduam për çështjen e ujërave ku lidhemi ne si shtet me lumin Lepenc, për çështjen e ajrit, për të gjitha gjërat që e tangojnë Ministrinë e Mjedisit”, tha Sadulla Duraku, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Mendoj që është një mision i veçantë i ne të dyve që të mundohemi që në të dyja anët e kufirit,të fillojmë nga kufijtë, të ndryshojmë mjedisin tonë për të mirë të qytetarëve të të dyja shteteve. Edhe Maqedonia edhe Kosova synim të vetëm dhe të përbashkët kanë synimin evropian, prandaj ne bashkarishtë duke e forcuar dhe duke thelluar bashkëpunimin do të arrijmë që këtë integrim ta lehtësojmë dhe rrugën drejtë Bashkimit Evropian ta afrojmë sa më shumë për të gjithë qytetarët tonë”, u shpreh Albena Reshitaj, Ministre i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Kosovës.