SHPËRNDAJE

Me rastin e hapjes së negociatave për antarësimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian, është prononcuar edhe kryetari Arifi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook. Sipas kryetarit Arifi, “Perspektiva europiane është e vetmja alternativë e shqiptarëve në të gjitha trojet, kjo sjell pas vehte sfida dhe angazhim maksimal në reformat strukturore në të gjitha institucionet. Republika e Shqipërisë tani është një model i shpresës për të gjithë shqiptarët në Ballkan.”

Ja postimi i plotë i kryetarit Arifi:

Sot ndajmë gëzimin e posaçëm me Republikën e Shqipërisë si dhe Republikën e Maqedonisë me rastin e rekomandimit të Komisionit Europian për fillimin e bisedimeve e këtyre dy shteteve për antarësimin në BE. Jemi mëse krenarë që përpjekjet e kahmotshme si objektiv kombëtare për integrimin e Shqipërisë në BE kanë arritur edhe një rezultat të lavdishëm. Perspektiva europiane është e vetmja alternativë e shqiptarëve në të gjitha trojet, kjo sjell pas vehte sfida dhe angazhim maksimal në reformat strukturore në të gjitha institucionet. Republika e Shqipërisë tani është një model i shpresës për të gjithë shqiptarët në Ballkan.

Uroj kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama si dhe lidershipin shqiptarë për angazhimin e tyre të palodhur në rrugëtimin e përbashkët të integrimit në Bashkimin Europian si dhe demokratizimin e vendit si vlerë parimore e BE-së.

Preshevë, 17 prill 2018

Shqiprim Arifi, kryetar i Komunës së Preshevës